“Ilegali” Celibashi del në mal
Ilirian Celibashi i ka shërbyer përjetësisht e familjarisht bolshevizmës dhe të majtës, por tani ka ardhur koha që “Ilegali” të dalë në mal. Ka përfunduar “operacioni i zjarrit” për përdhosjen e votës së lirë, prej së cilës, Edi Rama trashëgoi disa vite në krye të bashkisë së Tiranës dhe tani ai duhet të dalë në mal, hapur, atje me shokët, për një yrysh të fundit për të rikthyer amanetet e nomenklaturës
Ilirjan Celibashi është blerja më e re e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i PS-së nëpërmjet një deklarate për mediat prezantoi kandidatin e radhës për deputet, Ilirjan Celibashi, njëherësh ish-kryetari i KQZ-së si deputet në qarkun e Fierit, duke lënë jashtë parlamentin një deputet të këtij. Gjatë fjalës së tij kryesocialisti Rama vlerësoi Celibashin si personin që garantoi rotacionin e pushtetit ndershmërisht. Kjo ëshë një fjalë e sforcuar në maksimum për kreun e PS. Ndërsa Kandidati për deputet, njëherësh ish-kreu i KQZ Ilirjan Celibashi theksoi se angazhimi i tij do jetë shembull për politikën. Në të vërtetë, Ilirian Celibashi nuk duhet të merren shembull për anjë moment. Ai mbahet mend për rolin skandaloz në zgjedhjet parlamentare të 2001, ku certifikoi i Parlamentit te Dushkut, një nga sistemet më antidemokratike të krijuara në vend pas komunizmit që deformonte votën e zgjedhësve shqiptarë. Në zgjedhjet lokale të 2003 Celibashi ishte certifikuesi i fitores së pandershme të Edi Ramës kundër Spartak Ngjelës, sot aleat e tij. Në zgjedhjet parlamentare 2009, Celibashi kishte krijuar një sajt në internet ku nxirrte gjithmonë “exit-pollet” dhe jepte përpara në vota Edi Ramen, duke dhënë kontribut më pas në krijimin e alibisë së vjedhjes së votave. Kjo sjellje “ilegale” në disa raste është shpërblyer me kandidimin në listën e sigurt të deputetë të PS në Fier. Nga kjo del se Ilirian Celibashi i ka shërbyer përjetësisht e familjarisht bolshevizmës dhe të majtës, por tani ka ardhur koha që “Ilegali” të dalë në mal. Ka përfunduar “operacioni i zjarrit” për përdhosjen e votës së lirë, prej së cilës, Edi Rama trashëgoi do vite në krye të bashkisë së Tiranës dhe tani ai duhet të dalë në mal, hapur, atje me shokët, për një yrysh të fundit për të rikthyer amanetet e nomenklaturës.