E Diel, 1 Nëntor 2026

Iliard Shaba: Lasgush Poradeci, muza e improvizimeve te mia Yllka Selita



Ai eshte nje djale i ri, por jo i panjohur me skenen. Pasi ka interpretuar me sukses shume kompozitor te medhenj, si Cajkovski e Bahu, sot provon qe te jete protagonist ne nje tjeter zhaner. Iliard Shaba eshte violoncelisti, i cili shoqeroi aktoret e mirenjohur te skenes shqiptare ne nje mbremje poetike kushtuar poetit te dashurise Lasgush Poradeci. Ishin pikerisht tingujt e violincelit te tij, qe mbushen skenen me nje atmosfere shume te ndjere dhe hera-heres edhe dramatike. Ashtu sic rrefen ai ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, kjo eshte nje nga eksperiencat e tij me te bukura, pasi i frymezuar nga vargjet e poetit te madh, nen interpretimin e ndjere te aktoreve, eshte i lire qe te improvizoje ashtu sic e ndjen vetem ai, ate moment magjik.

Si nisi bashkepunimi juaj me teatrin?

Nisi fare rastesisht, pasi mua me takoi nje dite regjisorja Arjeta Dhima, e cila kishte per te mbrojtur nje provimi te sajin ne Akademi dhe kerkoi ndihmen time. Pas kalimit me sukses nga te dyja palet te kesaj prove, bashkepunimi yne vazhdoi edhe me tej. Une fillova te aktivizohem edhe ne shfaqje te tjera, si brena vendit ashtu edhe ne Kosove.

Kete radhe vini ne naten qe i kushtohet poetit te dashurise, Lasgush Poradeci, cfare ju frymezon me se shumti ne interpretimin tuaj?

Kjo eshte nje nga eksperiencat e mia me te bukura, sepse ndihem i lire te interpretoj, dhe te improvizoj, pasi nuk luaj me nje partiture. Vargjet e Lasgushit, sigurisht qe jane te mrekullueshme , por personalisht do te thosha se me frymezon me se shumti, interpretimi i aktoreve. Sepse, nese do t’i lexoja une ne shtepi, nuk do te kisha te njejtin emocion, por nen interpretimin e aktoreve aq te njohur te skenes si Yllka Mujo, Fatos Sela, Anila Bisha, Rozi Kostani, Kastriot Rramollari tingujt vijne natyrshem. Pasi edhe une me tingujt e mi i coj aktoret ne gjendjen e tyre emocionale me te mire dhe sigurisht edhe ata mua.

A nuk keni frike se mos nuk arrini qe te improvizoni te njejten pjese disa here?

Po kjo frike ne fakt ekziston kur ti i permbahesh nje partiture, sepse mund te harrosh dicka. Sa i perket improvizimit tim ne poezite e Lasgushit, gjithsesi, si une ashtu edhe aktori i permbahemi nje lloj strukture. Mjafton qe ne momente kyce te jete gjithmone e njejta pjese, per te bere lidhjen tone, me pas gjithcka rrjedh lirshem.

Ju luajtet jo vetem pjese shoqeruese, por interpretuat edhe pjese solo, edhe kjo ishte nje improvizim?

Jo, pjesa qe une interpretova nen shoqerimin e dy balerineve, ishte nje teme japoneze, mbi te cilen une luajta disa variacione dhe duke qene se regjisorja me kishte konceptuar edhe mua nje moment te caktuar si protagonist te shfaqjes, dhe jo thjesht ne sfond, mendova qe te interpretoja kete pjese qe per mua eshte shume e vecante dhe e bukur.

A do te keni bashkepunime te tjera me Teatrin?

Kjo shfaqje do te rishfaqet edhe nje here gjate muajit te ardhshem. Sa i perket bashkepunimeve te tjera mund te them se, projekte ka, por ende nuk eshte bere asgje konkrete. Megjithate, per mua kjo ishte nje eksperience shume e bukur dhe sigurisht qe do te jem shume pro projekteve te tilla.

Ju keni mbaruar Akademine e Arteve per violincel, ku e shihni veten tuaj ne te ardhmen, ne kete lloj zhanri muzikor?

Po jam i mendimit se instrumentisti duhet te luaje cfaredo lloj muzike. Keshtu qe nuk mund te them se ku e shoh veten, pasi mund te jem nje orkestrant ne nje orkester simfonike, mund te jem solist duke interpretuar ne nje koncert simfonik, Por mua me pelqen shume edhe muzika komerciale. Keshtu qe nuk mund te them me saktesi se cili eshte zhanri im i preferuar.

Po nje kompozitor tuajin te preferuar, a keni?

Kompozitoret e mi te preferuar jane shume dhe nuk di ke te vecoj, pasi varet nga momentet qe jam. Sepse ne gjendje te ndryshme emocionale, kam nje kompozitor te ndryshem qe do te doja te luaja me violincelin tim.

Me cfare po merreni momentalish?

Une kam nje vit qe kam mbaruar Akademine e Arteve dhe kam krijuar nje grup timin, me te cilet luaj live ne lokalet e ndryshme te Tiranes. Sigurisht qe eshte muzike komerciale, une kam arritur te pershtas nje instrument klasik, sic eshte violinceli ne nje grup ku luhet muzike rrok. Gjithashtu, edhe me kuartete, ne organizime te ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›