E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Reforma zgjedhore po deshton Qamil Xhani

Kur mbetet dhe me shume se nje vit nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, Partia Socialiste ngre shqetesimin per reformen zgjedhor dhe moszbatimin e asaj ne kohe. Ne mbledhjen e djeshme te Grupit Parlamentar te PS-se, kryesocialisti Edi Rama ka theksuar se procesi i reformes zgjedhore po deshton ne raport me afatet kohore qe ishin vendosur. “Jemi shume te shqetesuar dhe kete shqetesim e shprehu ne menyre te qarte diskutimi i gjere qe ne beme dje ne kryesine e partise, lidhur me deshtimin e procesit ne raport me afatin”, - u shpreh dje kreu i selise roze. Kreu i selise roze tha para deputeteve se reforma zgjedhore, nje nga me te rendesishmet, duhet te ishte tashme drejt perfundimit dhe te ishte gati per miratim ne Kuvend. Ai ka akuzuar mazhorancen per zvarritje te procesit. “Sipas afatit te percaktuar, ne duhet te ishim drejt finalizimit te reformes zgjedhore ne pak dite te mbetura te muajit shkurt. Fatkeqesisht, jemi shume larg ketij objektivi dhe kjo per shkak te nje zvarritje qe po behet gjithmone e me shqetesuese nga ana e pales tjeter”, - tha Rama. Kryesocialisti eshte ndalur ne propozimet e bera nga selia roze, duke theksuar se ato kane qene ne funksion te rekomandimeve te OSBE-ODIHR. Rama u shpreh se qellimi i propozimeve te selise roze eshte mosperseritja e problemeve qe kane ndodhur ne zgjedhjet e kaluara. Sipas kreut te PS-se, mungon vullneti nga ana e perfaqesuesve te mazhorances per te finalizuar ne kohen e duhur permiresimin e Kodit Zgjedhor. “Jo vetem qe reforma po zvarritet, por ka pak vullnet te shprehur nga pala tjeter, per te trajtuar ashtu sic duhet thelbin e problematikes se kesaj reforme dhe per t’i dhene drejtimin e duhur procesit, ne menyre qe t’i lihet gjithe koha e duhur per implementimin e reformes ne raport me gjithe procesin e administrimit zgjedhor”, - u shpreh dje kreu i selise roze. Rama ka theksuar se reforma zgjedhore, se bashku me ate parlamentare jane disa nga kushtet kryesore qe lidhen me marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Europien nga Shqiperia. “Kjo reforme eshte nje prioritet kyc i Bashkimin Europian qe lidhet drejtperdrejte me fatin e statusit te kandidatit, por eshte edhe nje prioritet kyc i opozites dhe Partise Socialiste qe lidhet drejtperdrejte me fatin e standardeve te zgjedhjeve te ardhshme”, - tha Rama. Ne fjalen e tij, kryesocialisti ka theksuar se per te dyja reformat pergjegjesia e vetme eshte mbi mazhorance. “E njejta gje dhe me reformen parlamentare, qe ka mbetur edhe ajo ne pikat kyce te saj. Gje qe na ben krejtesisht te vetedijshem per faktin se, nese keto dy reforma nuk kalojne ashtu sic duhet dhe ne kohen e duhur, procesi i integrimit te metejshem te Shqiperise ne Europe eshte teresisht i kompromentuar. Dhe sigurisht per kete ka vetem nje pergjegjes dhe eshte qeveria e Republikes se Shqiperise”, - u shpreh Rama. Nga ana tjeter, Rama ka vleresuar maksimalisht punen e deputeteve te PS per amendimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar votash ne Kuvend. Ne lidhje me ndryshimet ne Kodin Penal, Rama shprehu gatishmerine per t’i kaluar ato ne Kuvend. “Ne do te mbetemi plotesisht te vullnetshem per te miratuar nje ore e me pare te gjitha ato ndryshime qe me pare do te marrin konsensusin ne komisionin e ligjeve dhe nga ana tjeter te shprehim shqetesimin qe reforma zgjedhore ne asnje menyre nuk mund dhe nuk duhet te komprometohet”, - u shpreh dje kreu i selise roze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›