E Diel, 1 Nëntor 2026

Kule: FRESSH, trakte per te politizuar zgjedhjet Luljeta Ndoka

Rektori i Universitetit te Tiranes, i rimandatuar, Dhori Kule, e ka cilesuar arritje faktin se zgjedhjet nuk jane ndikuar nga perpjekjet per t’i politizuar. “FRESSH ka nxjerre trakte te zeza, jo vetem nga ngjyra, por edhe permbajtja, madje trakte qe na kujtojne nazizmin, ku u behet thirrje zgjedhesve qe te mos votojne pedagoget e pushtetit ne fuqi. Por, a mund te ndahen pedagoget dhe studentet si pedagoge dhe studente te pozites apo opozites. Ky eshte gabimi me i madh”, - eshte shprehur Kule. Ai tha se rezultatet dhe procesi i votimit treguan se Universiteti i Tiranes eshte teresisht autonom, teresisht jopolitik, por eshte thjesht Universiteti i Tiranes, qe mund ta quajme “Harvardi i Shqiperise”. Rektori i Universitetit te Tiranes theksoi me kenaqesi se kjo ishte nje prove qe verteton mosperfshirjen e universitetit me politiken, gjeja qe ndihmon nje universitet qe te ece para. “Edhe sikur ta kishim porositur nje testim te tille, nuk kishte se si te dilte me mire. Universiteti i Tiranes e kaloi proven dhe e tregoi edhe nje here qe eshte universiteti me prestigjioz dhe i rendesishem”, - pohoi Kule. Nje dite pas shpalljes se rezultatit si fitues per postin e rektorit te universitetit te Tiranes, Dhori Kule deklaroi se universiteti do te vazhdoje te mbroje autonomine e tij, dhe nuk do te ndikohet nga politika. Ai u shpreh se per here te pare, ne zgjedhjet e universiteteve, kandidatet kane qene te percare per arsye politike, nderkohe qe kjo eshte vertetuar diten e zgjedhjeve, si me hedhjen e trakteve nga ana e strukturave partiake, ne mbeshtetje te kandidateve te ndryshem. "Ky institucion eshte autonom ne brendesine e vet, ne integritetin e vet, pavaresisht perpjekjeve qe nga struktura jashte universitetit, politike, qe nuk dua t’u jap shume peshe, pasi vete universiteti ia dha pergjigjen, kishte situata te tilla per te ardhur keq. Ne erresire u shperndane trakte erresire, te tilla trakte kane ne fund edhe porositesin e tyre qe eshte FRESSH", - thote Dhori Kule, rektor i universitetit te Tiranes. Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, i cili eshte mandatuar per here te dyte, ka theksuar se profesorati dhe studentet kane qendruar jashte kesaj klime ne pjesen me te madhe te kohes. Kule ka sqaruar se zgjedhjet ne universitete duhet te sherbejne si model per politiken, e cila duhet te qendroje jashte dyerve te fakulteteve ku studiojne brezat e rinj shqiptare. Rektori i UT u ka bere thirrje te rinjve te FRESSH-it qe te merren me detyren qe u eshte besuar qe te merren me te rinjte dhe jo te futen ne pune qe s’u takojne. Dy dite me pare, perfundoi edhe numerimi i votave ne tete fakultetet e universitetit te Tiranes, per postin e dekanit. Nga te dhenat zyrtare te universitetit te Tiranes, ne keto zgjedhje kane hedhur voten e tyre gati gjysma e studenteve, nderkohe qe ka pasur nje pjesemarrje te madhe te stafit akademik dhe jo akademik. Ne shume fakultete te Tiranes ka pasur vetem nje kandidat, cka ka bere qe fituesi te ishte i shpallur qe ne fillim. Incidenti i vetem i regjistruar gjate procesit, ishte ai ne Fakultetin e Muzikes, prane Akademise se Arteve, ku numerimi u bllokua ne oren 19 te dites se hene deri ne oren 10 te se martes, pasi anetaret e komisionit nuk pranonin te firmosnin procesverbalet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›