E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i TAP-it per Shqiperine: Gazifikimi, ne banesa e biznese

Kalimi i projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik neper territorin shqiptar, pervec nje impakti pozitiv per gjithe sektoret ekonomike te vendit, do te sherbeje edhe si nxites i procesit te gazifikimit te vendit. Kjo paraqitet me se e nevojshme ne nje situate kur aktualisht, familjet shqiptare, pothuajse 70 per qind te totalit te fatures mujore te energjise e konsumojne per ngrohje dhe gatim. Kurse zevendesimi i saj, permes gazit do te bente qe kostoja mujore e energjise, te jete me e ulet per to. Gazifikimi i ekonomise, ne vetvete do te thote se cdo familje shqiptare te kete nje sistem te integruar gazi ne banese, i cili mund te instalohet ne cfaredolloj te tille, qofte pallat i ri apo i vjeter. Konkretisht, ekspertet sqarojne se shtrimi i linjave te gazit ne zonat urbane te Shqiperise mund te kryhet nga nje sistem qendror pompimi, qe nepermjet tubacioneve nentokesore, te shperndahet ne cdo familje, sic funksionojne edhe linjat elektrike. Dhe ne kete rast, konsumatoret shqiptare do te kene nje mates shtese ne banese, ate te gazit. Nderkaq, gjate nje interviste, Alber Haak, drejtor i TAP-it per Shqiperine, ka pohuar se “me perfundimin e projektit Trans-Adriatik, Shqiperia mund te zhvilloje ndjeshem industrine energjetike nepermjet gazit”. “Nga ky projekt fitojne gjithashtu edhe bizneset, dhe ajo qe eshte me e rendesishme, qytetaret”, - nenvizoi ai. Duke shtuar se kalimi i gazit nepermjet Shqiperise do te jepte nje efekt mjaft pozitiv ne zhvillimin e ekonomise se saj. Po t’u referohemi vendeve te tjera qe e kane te implemetuar sistemin e gazit, kosto e tij eshte ulur, cka eshte reflektuar edhe ne cmimin perfundimtar te tij. E njejta gje, sipas shefit te TAP-it ne Shqiperi, pritet te ndodhe edhe ne vendin tone. Per te perfunduar se sot gazi qe vjen nga jashte, ka shume kosto, por me perfundimin e projektit, Shqiperia do ta kete tubacionin ne territorin e vet, mjafton te ngrihet infrastruktura qe te beje shperndarjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›