Ilinois, gjyq guvernatorit Blagojeviç
Dhoma e Përfaqësuesve në Ilinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë votuar pro gjykimit të guvernatorit të akuzuar për korrupsion Rod Blagojeviç. Blagojeviç u arrestua muajin e kaluar, me akuzën se ka dashur të shesë vendin e mbetur bosh të senatorit të Ilinoisit, pas zgjedhjes President të Barak Obamës. Kongresi i shtetit të Ilinoisit do të gjykojë kështu Blagojeviçin. Nëse ai shpallet fajtor, do të nxiret me forcë nga zyra. Rod Blagojeviç i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij dhe është angazhuar se do të luftojë për ta mbajtur postin që ka dhe për të qëndruar jashtë burgut. Dhoma e përfaqësuesve të Ilinoisit ka votuar me 114 vota pro gjykimit të Blagojeviçit, edhe pse vetëm 60 vota ishin të nevojshme që mocioni të kalonte. "Është detyra jonë që të sqarojmë cështjen dhe të ndalojmë cudinë e qeverisë së Ilinoisit", u shpreh Xhek Frenks, një përfaqësues demokrat. Iniciativa për gjykimin e Blagojevicit është marrë nga 21 antërë të një komisioni hetimor të kongresit të Ilinoisit.