Banka "Raiffeisen", fond për blerjen e serumeve
Viti i krizës nëpër spitalet e vendit është shoqëruar edhe me mungesën e serumeve, që është një prej elementeve bazë të ccdo shërbimi. Nisur nga kjo nevojë e madhe ministrisë së Shëndetësisë i është dhuruar një fond nga Raiffeisen bank, i cili do të përdoret pikërisht për blerjen e serumeve. Por, pjesa më e madhe e këtyre parave do të shkojnë për spitalin "Nënë Tereza" , për blerjene serumeve, por ashtu edhe blerjen e medikamenteve për të sëmurët me kancer.Raiffeisen bank i ka dhuruar ministrisë së Shëndetësisë në total 30 mijë euro, 19-të prej të cilave do të shkojnë për spitalin e Tiranës dhe 11-të mijë euro për spitalet e rretheve