Ilir Gjoni: Javën tjetër nis reforma parlamentare
TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Gjoni bëri të ditur se javën tjetër nis reforma parlamentare. Gjoni theksoi se është rënë dakort për këtë dhe me mazhorancën dhe se reforma do të nisë që nga ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
Deputeti socialist shtoi se për reformën parlamentare do të merren si referencë dhe rekomandimet e Këshillit Europian.
Dje ishte Damian Gjiknuri qe njoftoi se se shpejti nis reforma parlamentare.
Parimisht, të dyja palët kanë rëndë dakord, por mbetet të miratohen edhe disa detaje të negociatave. Në pikën ku ende nuk është rënë dakord hyn edhe Komisioni i Venecias, i cili tashmë është bërë një mbështetje për të dyja palët, sa herë që kërkohet një interpretim për shkelje në proceset zgjedhore. Procesi i negociatave ka zgjatur shumë dhe ende asnjëra prej palëve nuk ka dhënë një mendim përfundimtar në lidhje me këtë proces.
Sipas atyre që kanë deklaruar negociatorët e PS-së puna ka vijuar me takime të fshehta mes tyre, ndërsa punë është përqendruar edhe në një analizë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.
(d.b/BalkanWeb)