Ligjet me 3/5, PS sjell sot propozimet, ‘Ligjet’ shtyjnë pr/ligjin për bankat
TIRANË-Komisioni i Ligjeve ka rënë dakord të shtyjë në një tjetër mbledhje diskutimin e projekt ligjit për bankat, shkak u bene propozimet qe mund te dorezohen sot per ligjet me 3/5 nga ana e socialisteve.
Vendimi erdhi sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve pas propozimit të bërë nga deputetët e opozitës, të cilët kërkuan shtyrjen e këtij diskutimi, me argumentimin se i duhej kohë për shqyrtimin e tij.
Sipas deputeteve të PS-së, drafti në fjalë do të shqyrtohet nga grupi parlamentar socialist e më tej do të jenë gati për diskutimin në mbledhjen e Komisionit.
Socialistët thanë se kjo të bëhet pasi të dorëzohen propozimet për ligjet që kërkojnë 3/5 në Kuvend.
Komisioni i Ligjeve pranoi kërkesën e PS dhe vendosi që të shtyjë diskutimin e pr/ligjit për bankat në një tjetër mbledhje.
Pritet që sot në emër të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj të çojë në komisionin e ligjeve edhe axhendën me ligjet që kërkojnë 3/5.
Një ditë më parë kreu i PS-së Edi Rama theksoi se opozita do t`i dorëzojë një axhendë të specifikuar pune komisionit me ligjet që kërkojnë 3/5 kur do të jenë një rend çështjesh e afatesh duke dhënë edhe më shumë detaje. ´
(d.b/BalkanWeb)