E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Kerni, mjeshtri sjell “Arrethyesin”

Autori i Lajmit: Redaksia
Mund ta quajmë një traditë, praninë e Çajvkovskit gjatë ditëve të Krishtlindjeve dhe fundit të vitit, një traditë botërore. Kjo shfaqje, pothuajse e përvitshme interpretohet nga personazhe të ndryshme të baletit, por balerini dhe koreografi i mirënjohur shqiptar Ilir Kerni, do ta sjellë këtë vit për publikun shqiptar në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Shfaqja do të ketë premierën e saj më 13 dhjetor. "Arrethyesi" u luajt për herë të parë nën drejtimin e vetë kompozitorit më 19 mars 1892 në Shën Petersburg. Nën dirigjimin e Petrika Afezolli, "Arrëthyesi" do të vijë nën interpretimin e solistëve të TOB si dhe nxënësve të Akademisë së Dansit. Skenografia i është besuar Zorz Drausnik, ndërsa kostumet Elva Bellës. "Arrëthyesit" publiku i kryeqytetit do të ketë mundësi ta ndjekë për 5 netë me radhë...

“Arrëthyesi”

Arrëthyesi (Schelkunchik), është një balet i mbështetur mbi një përrallë me dy akte në tre skena dhe e kompozuar në 1891-1892 nga Çajkovski. U luajt në Teatrin Imperial të Rusisë në vitin 1892. Në perëndim baleti Arrëthyesi u bë ndoshta baleti më popullor veçanërisht në periudhën e Krishtlindjeve. Kompozitori bëri një ndarje duke veçuar tetë numra nga baleti përpara premierës së dhjetorit 1892, duke formuar suitën Arrëthyesi Op. 71 a, duke e menduar si shfaqje koncertore. Ajo u luajt për herë të parë nën drejtimin e vetë kompozitorit më 19 mars 1892 në Shën Petersburg. Leonid Nikolayev është një nga dirigjentët më në zë të kohës. Një trashëgimtar direkt i traditës romantike ruse të shekullit të 19, Nikolayev është i njëjtë edhe me partiturat kontemporane dhe është dirigjent i zgjedhur i shumë kompozitorëve të elitës ruse. Në vitin 1974 ai fiton Grand Prix të Fondacionit Herbert von Karajan për dirizhim në Konkursin Ndërkombëtar të Orkestrave Simfonike në Berlin. Eksperienca e tij si dirigjent përfshin të gjitha orkestrat kryesore të Rusisë dhe në veçanti Orkestrën e Televizionit Qendror dhe Radios së Rusisë. Ai është Dirigjent i Parë i Orkestrës së Konservatorit të Moskës, ku është njëkohësisht edhe profesor. Regjistrimet e tij përfshijnë vepra të Çajkovski, Beethoven, Berlioz, Schostakovich, Weber,etj. Përveç koncerteve të rregullta dhe turneve në të gjithë Rusinë, ai ka drejtuar në Francë, Itali, Spanjë, Zvicër, Brazil, Kubë, Belgjikë, Hungari, Bullgari, Çeki, Rumani, Japoni, dhe SHBA.

Ilir Kerni

Ilir Kerni është lindur në Tiranë më 18 maj 1959. Në 1977 mbaron Akademinë e Baletit. Si primablerin u angazhua menjëherë në TOB në Tiranë, ku për aktivitet të shquar artistik vlerësohet me një sërë titujsh, si Artist i merituar, Çmimi i Republikës, dekorohet me Urdhrin “Naim Frashëri i klasit të II–të” etj. Në të njëjtën kohë është angazhuar edhe si pedagog në Akademinë e Baletit - Tiranë. Po ashtu, si pedagog ka qenë i angazhuar dhe në Tokio, Francë, Kroaci. Në vitin 1990 fiton bursën e UNESCO–s për pedagogji e kërcim, në "Grand Opera" në Paris. Pasi përfundon këtë të fundit, angazhohet në "Opera de Strasburg". Nga 1994 e deri sot, është i angazhuar si primabalerin në Teatrin Nacional Zagreb, ku edhe këtu, për punë kualitative është dekoruar disa herë, si: dy herë me çmimin "Oskar Ormosh", si dhe në vitin 2002 i jepet "Çmimi më i lartë në Kroaci" për rolin e Mefistofelit në baletin "Faust", si roli më i mirë, çmim për të cilin është nominuar edhe tri herë të tjera. Më 2005 i është besuar edhe detyra e baletmaestrit të trupës, ku është i angazhuar. Mund të përmenden dhjetëra role të spikatura të tij.

Ilir Kërni

Rolet si princ: Liqeni i mjellmave, Giselle, Arrëthyesi, Bukuroshja e fjetur, Copelja, Les Silfides, Don Kishoti, Romeo dhe Zhulieta, Apolon Mussaget , Karmen, Katër stinët e vitit, La Silfide, etj.
Shfaqje dhe duete moderne: Faust, Carmina Burana, Baladat që sjell era…, Tranchilisimo, Febrille, Tramvaji quajtur pasion, Këngët e dashurisë dhe vdekjes, e shumë të tjerë.
Vendet ku ka qenë i ftuar: Itali, Francë, Belgjikë, Austri, Holandë, Spanjë, Finlandë, Portugali, Suedi, Norvegji, Zvicër, Angli, Greqi, Turqi, Bosnje, Kinë, Japoni, Makau, Hong Kong, Meksikë, Afrikë e Jugut, Maqedoni, Hungari, Gjermani, etj.

Ky lajm është publikuar: 07/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›