Paraplegjikët sot në koncert festiv
Autori i Lajmit: Redaksia
Shoqata e paraplegjikëve organizon një koncert festiv sot në orën 18:00. Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” mbahet një koncert me emra të njohur këngëtarësh, ku interpretohen këngë të lehta dhe popullore. I realizuar nën kujdesin e Shoqatës së paraplegjikëve, përveç këngëve në koncertin që do të zgjasë rreth një orë e gjysmë do të interpretohen edhe valle, por pjesëmarrja në të e humoristes Marjana Kondi do të dhurojë edhe disa minuta buzëqeshje. Ilir Kasa, kryetar i Shoqatës së paraplegjikëve thotë se “ky koncert është një vazhdim i traditës së krijuar vitin e kaluar, dhe përmes këtij synojmë që të tërheqim vëmendjen e publikut drejt kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare”. Realizimi i aktivitetit artistik të së hënës dëshmon se paraplegjikët janë një shtresë aktive e shoqërisë, edhe pse kanë aftësi të kufizuara. Kjo shoqatë kujdeset dhe merret me mbrojtjen e njerëzve me aftësi të kufizuara, si edhe me sigurimin e karrocave apo objekteve të tjera që ata kanë nevojë. Një eveniment i tillë artistik është realizuar edhe vitin e kaluar, ndërkohë që para disa vitesh shoqata ka organizuar një kampionat basketbolli me sportistë të tetë qyteteve shqiptare. Këngëtarët pjesëmarrës në këtë koncert janë: Rosela Gjylbeku, Adrian Trebicka, Rezarta Shkurtaj, Kujtim Prodani, Anjeza Branka, Kujtim Shehu, Mimoza Reka, Bashkim Sinani, Çiljeta Xhilaga, Soni Malaj, Valbona Halili, Pajtim Struga, Anjeza Shahini, Elton Lleshi, Sofie Kolgjini, Emi, Sajmir Misku, Rati, Gerta Heta dhe Zajmina Vasjari. Në aktivitet do të ketë edhe një minindeshje basketbolli.
Ky lajm është publikuar: 07/12/2009