E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këta fëmijë shqiptar përdoren si qen...

Autori i Lajmit: Redaksia
"Fëmijët përdoret si qen gjuetie nga italianët". I ndjekin ata në udhëtimet e gjuetisë, duke treguar prenë, i mbledhin pasi ato janë vrarë, i bëjnë pirg. Për disa euro apo në këmbim të ndonjë sanduiç apo një mollë. Kjo ndodhi në Shqipëri në perëndim të fushës së Lushnjës, pranë fshatrave Germenj dhe Çermë, që konsiderohen nga gjuetarët vende parajsë për pasurinë dhe kafshë të egra. Një kronikë, e xhiruar të shtunën që kaloi dhe i transmetuar tre ditë më parë, gjatë emisionit “Pasdite në Top Channel”, një televizion popullor shqiptar, vë gishtin kundër gjuetarëve italianë dhe denoncon: "Në këto fusha zhvillohet një fenomen i poshtërimit ekstrem, të varfërisë së shqiptarëve. “Gjashtë minuta filmim ku flasin gjuetarët dhe fëmijët. Zani Gjyli, i shoqatës lokale të gjuetisë, akuzon: "Shihni se si ata kanë bërë që të bien poshtë dhe të poshtërojnë fëmijët shqiptar. Një gjuetar italiane tregon: “Nuk i paguaj, thjesht u jap gjëra për të ngrënë, si sanduiçe, mollë, fruta” dhe pyet gazetarin “pse, nuk funksionon kështu?”. Këta të mitur të fshatrave të zonës shoqërojnë vizitorët e huaj në pyjet e Divjakës. Jo të gjithë janë të ndërgjegjshëm për atë që bëjnë, e jetojnë atë si një lojë, një mënyrë për të marrë të holla ose të marrë në shtëpi "tre-katër fishekë”. Fëmijët e intervistuar ishin midis 10 dhe 14 vjeçarë. Dikush thotë se e kanë “rrahur me shkop”. Por, prindërit çthonë? “Ata më thonë që mos të shkoj, por të qëndroj në shtëpi dhe të studioj, gjëra si këto”, tregon një prej fëmijëve. “Por ne nuk tregojmë”. Një ndër fëmijët më të mëdhenj, që ka hequr dorë, ka fituar deri në 20 euro. Dikush është vrarë, “Unë kam thyer një këmbë”, thotë një fëmijë. “Unë e di se është rreziku që të goditesh në sy”, pranon një tjetër. Dhe një zë komenton: “Askush nuk është shqetësuar, që mos të përfundojnë si skllevër, kjo kronikë është një panoramë e asaj çfarë i kemi bërë vendit tonë”. “Kjo zonë është një destinacion i preferuar për gjuetarët italianë, çdo vit kemi me qindra. Rreth tyre është një rivështrim, thyejnë ligjet, si ligji për limitin e presë që duhet të gjuajnë” thotë Flavio Qarri, gazetari i Top Channel. “Disa fëmijë janë regjistruar rregullisht në shkollë, kur shoqërojnë gjuetarët lënë orët e mësimit - shton ai - për të tjerët kjo nuk është një punë zagari (qeni gjuetie). Ne jemi tashmë brezi i tretë i fëmijëve që shoqërojnë gjahtarëve. Pse autoritetet lokale nuk ndërhyjnë? “Ligji është vetëm njëra anë e medaljes, tjera është e lidhur me një kulturë që e sheh punën e një të mituri si diçka normale”, thotë sociologu shqiptar Rando Devole. Është e drejtë që gjuetarët të marrin parasysh pasojat, nëse janë zotërinj? “Kjo është sjellje moralisht e dënueshme, si për shfrytëzimin e mjerimit të zonës", thotë Gianluca DallOlio, President i Federatës së Gjuetarëve. “Unë nuk e di, megjithatë nuk më rezulton se në Shqipëri janë përdorur në vend të qenve”. Dhe ai pranon se: “Turizmi i gjuetisë është një fenomen që i shpëton kontrollit tonë, sepse organizohet nga agjencitë ad hoc: që i përket Shqipërisë, por edhe vende të tilla si Rumania, Ukraina, Bjellorusia dhe Siberia. Vendet që janë të BE-së janë përshtatur në direktivat e saj, standardet dhe kontrollet e tjera janë lënë pas. “Videoja e transmetuar solli reagime, por asnjë qëndrim zyrtar. Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) denoncon se: “Mungojnë politikat për mbrojtjen kundër fëmijëve dhe institucionet që duhet të zbatojë ligjin. Ne kemi marrë shumë reagime pas transmetimit, por askush nuk lëvizi nga institucionet”.

Shkrimtarja Anilda Ibrahimi
“Fëmijët e braktisur në fshat, rritje e degradimit”

Përdorimi i fëmijëve për të ndjekur gjahun është një akt që duhet të dënohet: në filmim shohim italianët, por para se ti kriminalizojmë duhet të mendojmë se nëse nuk do të ishin ata do të ishin grekët apo ndonjë tjetër në vendin e tyre. Më shumë se shfrytëzimi, imazhet denoncojnë gjendjen e rëndë të fëmijëve të braktisur dhe të popullsisë në përgjithësi në atë zonë. Shkrimtarja Anilda Ibrahimi, e cili i ka kushtuar ndryshimeve sociale që ndodhën në Shqipëri që nga fillimi i shekullit të kaluar deri më sot romanin “E kuqe si një nuse” (Einaudi, 2008) thotë se "Më shumë se dinjiteti i humbur i shqiptarëve, i ekspozuar në kronikë, duhet të pranoj se kushtet e sotme të fshatarëve nga zonat rurale janë përkeqësuar me një prirje të lartë. Mund të shpjegoni pse incidente si ato që janë në kronikë janë pasojë e varfërisë? “Në ato zona, fëmijët janë lënë vetëm. Shumë familje që jetojnë në zonat rurale janë zvogëluar në kushte të varfërisë, sepse, pas rënies së komunizmit në tranzicion nga kooperativat bujqësore të privatizimit nuk është shoqëruar nga shteti. Më parë ishte garancia e shkollimit, tani liria, por edhe një polarizim pasurish në vend. “A besoni se përdorimi i fëmijëve nga gjahtarët është një fenomen i zakonshëm? “Jo nuk mendoj, mund të rishohim disa zona rurale që janë kthyer pas në të kaluarën. Unë gjithashtu besoj se shumë familje nuk janë edhe të vetëdijshme për atë që bëjnë fëmijët e tyre”.

Rai Due
Sot shqiptarët konkurrojnë me italianet

Shqipëria, - plazhi përballë - siç na quajnë italianët, është përfshirë nga një dinamikë zhvillimi. Shqiptarët që dikur e shihnin Italinë si toka e ëndrrave, sot e shohin si një aleat, si një vend konkurrent në rrugën e modernizmit. Ky është thelbi i një dokumentari televiziv të transmetuar mbrëmjen e djeshme në televizionin italian “Rai Due”, i realizuar nga Marcelo Masi. Një paralelizëm mes asaj që Shqipëria është në të vërtetë, asaj që dëshiron, dhe asaj ku synon të mbërrijë. Një zhvillim kaotik, një jetë paradoksale, por një vullnet për të kapur më të mirën. Dokumentari nis me disa fëmijë që mësojnë italisht në një qendër të ngritur nga një organizatë italiane në zonën e Kombinatit në Tiranë. Këta fëmijë duken të lumtur në pamje, por mjediset ku ata jetojnë janë jashtë normales. Shqipëria mbetet një ndër vendet më të varfra të Europës, papunësia është e lartë, rrugët janë ende të papërfunduara, turizmi është i kërcënuar nga ndërtimet abuzive por përsëri Shqipëria është një vend që vazhdon të ndërtohet, një vend ku makinat luksoze kryesisht mercedez mund ti gjesh më të shumta në numër se në Frankfurt, një vend ku jeta e natës është aq e gjallë sa në Itali, një vend që u pranua në NATO, është afër kandidatit për në BE, që ka trupat e veta në Afganistan bashkë me trupat italiane, që në televizion konkurron denjësisht me spektaklet italiane. 20 vite më parë, mijëra shqiptarë u dyndën në anije për një jetë më të mirë. Taulanti ishte një prej tyre, sot është kamerier dhe i integruar në jetën italiane: “Pas katër orësh udhëtim mendoja se do vdisja. Ishim 56 vetë në gomone, dallgët e mëdha, ishte një skenë tërësisht e errët”, tregon Taulanti. Ky djalë sot nuk ka zor të komunikojë dhe të ftojë për kafe vajzat italiane, pavarësisht si erdhi në Itali. Një prej atyre emigrantëve është dhe futbollisti Igli Tare, i cili thotë se italianet dikur ishin pikë referimi për shqiptarët, të cilët përpiqeshin të thithnin sadopak jetë italiane në kohën e monizmit nëpërmjet stacioneve që kapeshin fshehtas. Por sot sipas tij ky qëndrim ka ndryshuar, edhe pse këtë jo të gjithë të huajt e pranojnë. Karlo Bolino drejtor i “La gazeta del mezoxhorno” thotë: “Ata na shohin ende dhe na imagjinojnë siç thuhej në televizione disa vite më parë një popull i pasur, i lumtur, nuk e imagjinojnë dot se çfarë krize përjetojmë dhe në Itali, ndërsa e italianët i konsiderojmë ende shqiptarët siç janë prezantuar në televizione apo gazeta prej shumë vitesh, si një popull emigrantesh, klandestinësh dhe prostitutash, kriminelësh dhe jo të dhënë shumë pas punës. Por është mungesa e njohjes ajo që sjell këto qëndrime të kundërta. Shqiptarët i mbivlerësojnë italianët, ne italianët i nënvlerësojmë shqiptarët”. Megjithatë edhe zëri mediatik tashmë i ka zbehur këto diferenca. Dikur kishte vetëm një media “Zëri i popullit” dhe televizioni shqiptar, sot ka një mori gazetash dhe televizionesh, ndër të cilat përmenden: Neës 24, Top Chanel dhe Klan tv. Një nga protagonistët e mediave shqiptare, Ardit Gjebrea shprehet: “Sot televizionet shqiptare bëjnë konkurrencë për audiencë me televizionet italiane dhe të tjerët. Dikur ishte vetëm Tv shtetëror, sot kanë bërë një bum, ndërsa tv shtetëror ka bërë hapa prapa. Nëse dikur ju shihnim nga poshtë, sot jemi rritur, edhe më shumë se ju dhe arrijmë tju shohim në sy.” Në fakt turizmi është ajo fushë ku duhet investuar për të ndryshuar këtë mentalitet. Shqipëria ka një peizazh të mrekullueshëm por që po dëmtohet nga dora e njeriut. Mentaliteti për shqiptarët po ndryshon, ata nuk janë më në krye të listave te kriminelëve. Ata po integrohen njësoj si europianët e tjerë. Me këtë dosier italianët na konsiderojnë mjaft të afërt, madje edhe ata vetë ndihen pak shqiptarë.

Ky lajm është publikuar: 07/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›