E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH padit 80 vjecaren beri lidhje te paligjshme

Operatori i sistemit te shperndarjes ka derguar mbi 50 padi penale ne prokurorine e Shkodres per vjedhje te energjise elektrike dhe shmangie te detyrimeve ndaj kesaj korporate prej konsumatorepve familjare. Ne nje prej dosjeve qe tashme kane mberritur ne gjykate eshte ajo qe akuzon per per perfitim te paligjshem te energjise elektrike te nje 80 vjecareje nga Shkodra .Akuza ka cuditur vete gjyqtaret qe e kane te veshtire te besojne se 80 vjecarja Fadile Perizovic ka mundur te beje lidhje te dyte te energjise elektrike ne shtyllen e ndricimit te rruges prane baneses se saj sic dhe pretendon akuza e OSSH dhe Prokuroria nuk e ka vleresuar si te pamundur faktin qe gruaja e moshuar te kete patur mundesine fizike qe te hipte ne shtylle dhe te lidhte kabllon e korrentit me banese. Prokuroria ka vijuar procedurat duke e cuar ceshtjen ne gjyq ndersa 80 vjecarja Perizovic po gjykohet ne gjendje te lire. OSSH pas privatizimit ka mungese te transparences por dhe informimit te qytetareve mbi menyren e faturimit te energjise elektrike vjeljes se detyrimeve te prapambetura por edhe ofrimit te sherbimit edhe pse ne kontrate ky organ e ka detyrim te informoje konsumatoret mbi kufizimet ne orare dhe shkaqet e ketyre kufizimeve. Rasti i 80 vjecares Fadile Perizovic tregon se ajo eshte viktime e OSSH qe ne pamundesi te vjeljes se detyrimeve tek konsumatoret e medhenj sic jane bizneset dhe institucionet shteterore con ne prokurori me te dobetit dhe te pambrojturit shprehen burime nga gjykata e Shkodres.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›