E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta: Duhet ti japim fund kontestimit të zgjedhjeve, të vendoset shteti ligjor

Share

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi që ka zhvilluar në Elbasan, është shprehur se tashmë ka ardhur koha që në Shqipëri duhet ti jepet fund kontestimit të zgjedhjeve. Sipas tij, në Shqipëri duhet të vendoset shteti ligjor.

Duhet t’i japim fund kontestimit të zgjedhjeve. Është detyrë e jona të krijojmë çdo hapësirë të mundshme për formimin e një shteti ligjor , ku barazia dhe e drejta e votës merr rëndësinë e duhur, ka thënë Meta gjatë fjalës së tij.

Sipas Metës, politika shqiptare duhet të përshpejtojë reformat, pasi nuk ka kohë për të humbur, në të kundërt do të kemi një tjetër shans të humbur, ashtu siç e hodhëm të parin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›