E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gines, 91-vjeçarja mësuese joge

Një Gines, brënda rekordit Gines. Çfarë ka të re në këtë edicion në rekordin Gines? Më shumë se 1.000.000 konkurentë janë të kategorizuar për këtë çmim ndërsa 65.000, janë të propozuar në këtë vit dhe më shumë se 900 fotografi të papublikuara.

Jo vetëm kaq, por 100 kategori, janë të ndryshme nga ato më parë. Spektakolare mbi të gjitha është dhe pjesmarrja e një të moshuare, e cila është plot 91-vjeç dhe është mesuesja e jogës, më e vjetra në botë.

Mesa duket dhe çokollata më e gjatë në botë do të jetë konkuruese këtë vit, pasi është e gjatë 15 metra, peshon 300 kile dhe për ta ndarë në 360 pjata, janë dashur puna natë e ditë e dy pastiçierëve, Xhuzepe Sartoni dhe Mirko Dela në Bolonja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›