Tiranë, pranga të kërkuarit për vrasje

Foto ilustruese
Është arrestuar sot në Tiranë një i kërkuar për vrasje. Lajmin e bënë të ditur burime nga policia sipas së cilave arrestimi është bërë nga blutë e komisariatit nr. 4.
Në pranga është vënë Qamil Petmarku 44 vjeç i shpallur në kërkim për vrasje nga gjykata e Burrelit. Arrestimi është bërë në lagjen Ali Demi, pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Në vitin 1994 Petmarku me origjinë nga komuna Derjan i Matit, ka vrarë një person të fisit Gjisuka dhe në është dënuar në vitit 1996 me 18 vite burg në mungesë.