Ilir Meta Koha reale per firmosjen e Schengen-it

Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta
Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta vlereson punen e institucioneve shqiptare dhe evropiane ne procesin e liberalizimit te vizave. Deklarata e zevendeskryeministrit vjen pas dorezimit te raportit per vizat ne Parlamentin Evropian. Sipas kryediplomatit shqiptar vleresimi i institucioneve te Brukselit eshte nje lsquoPo reale per heqjen e shpejte te vizave per te gjithe qytetaret shqiptare. Pas perfundimit te misionit te eksperteve qe u zhvillua ne Tirane ne mes te muajit korrik Komisioni Evropian pergatiti raportin e vleresimit per tre nenceshtjet e mbetura nga udherrefyesi per liberalizimin e vizave. Ky vleresim tashme u eshte bere i ditur vendeve anetare si dhe Parlamentit Evropian dhe sic u shpreh Komisionerja Malmstrom eshte nje PO reale per te hapur driten jeshile per liberalizimin e vizave mes Shqiperise dhe BE-se. Ky vleresim eshte edhe konfirmim i angazhimit serioz e intensiv qe kane patur te gjithe aktoret e perfshire ne kete proces u shpreh Meta. Ai pergezoi dhe shprehu konsiderata te vecanta per punen shume te mire te Ministrise se Brendshme Policise se Shtetit Ministrise se Drejtesise Prokurorise se Pergjithshme Ministrise se Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta si dhe te Ministrise se Financave te cilet nen orientimin dhe koordinimin e Ministrise se Puneve te Jashtme kane ndjekur me perparesi te gjitha ceshtjet qe ka perfshire ky proces. Kjo pune qe eshte bere sigurisht perben nje baze te qendrueshme per te siguruar rezultate edhe me te mira ne perpjekjet per ta kthyer Shqiperine ne nje vend te sigurt me institucione funksionale me agjenci e institucione ligj-zbatuese te standardeve evropiane dhe qe mbetet e perkushtuar te luftoje pa kompromis krimin e organizuar ne bashkepunim me te gjithe partneret tane rajonale evropiane e nderkombetare. Sigurisht nje mirenjohje dhe vleresim i vecante shkon per Komisionin Evropian nje partner i jashtezakonshem ne kete dialog te hapur intensiv dhe konkret tha me tej Ilir Meta.
...