E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt produktivitetit studentor

16-09-2010 / Nga Redan Bushati Kryetar i Keshillit Studentor t

Jeta eshte plot gjalleri plot dinjitet e mbushur me shumellojshmeri virtytesh e vlerash anekend auditoreve me shprehje filozofike ecejake neper korridore mbremje te mahnitshme studime me batica-zbatica te theksueshmehellipfundja me pak fjale jete studentorehellip
Dikurhellip Edhe pse kjo dikur jo edhe aq e larget pamja ishte krejt ndryshe ne krahasim me sot. Ajo te servirte nje panorame te mbushur me godina te zymta salla me mbishkrime vulgare studenta-parazite ne nje numer relativisht te larte abuzime te shumta me detyren ndrydhje e studentit ne boten e tij shfaqje e gjesteve rrugacerie pedagoge qe nuk kishin se cfare te ofronin. E thene ndryshe nje jete e rendomte universitare.
Sothellip Ne Universitetin e Shkodres Luigj Gurakuqi nuk mund te themi se ka ndryshuar rrenjesisht gjithcka porse jeta studentore ka filluar te mbije te lulezoje ka filluar te marre fryme ka filluar te jetoje jeten e saj. Krijimi i strukturave studentore me studente te cilet jane produktiv ne mesimet e tyre jane aktiv ne jeten sociale qe zhvillojne dhe qe aspirojne per nje fuqi te madhe studentore po japin nje kontribut te cmueshem ne rritjen e vlerave dhe kapaciteteve shoqerore ne kete Universitet. Kjo do te thote qe me angazhimin studentor Universiteti Luigj Gurakuqi ka bere shume hapa perpara ne marshimin e saj perkrah Universiteteve te tjera ne vendin tone me potenciale te larta nga cilesia dhe sasia e pranimeve te studimeve te larta ne kete institucion. Kjo sigurisht vjen si rezultat shumefaktorial por nje nder me substancialet eshte ai i rritjes se kapaciteteve dinjitoze studentore.
Ne sezonin e kaluar akademik ne USH-ne Luigj Gurakuqi u riaktivizua Keshilli Studentor i ketij Universiteti i cili do merrte jete me 31 prill 2010. Ky eshte nje organizim i pavarur i studenteve i cili nuk zhvillon veprimtari politike dhe ekonomike. Ky Keshill Studentor promovon pjesemarrjen e studenteve dhe koordinon perfaqesimin e tyre per organet drejtuese te institucioneve te arsimit te larte ne strukturat mesimore-kerkimore dhe te sherbimeve i cili arriti ne shume pak kohe te beje nje audience te madhe per vete duke realizuar nje transparence dhe informim me plot dinjitet te studentave dhe publikut te gjere vecmas atij ne qytetin e Shkodres aty ku shtrihet edhe jeta studentore e ketij Universiteti. Keshilli Studentor i Universitetit te Shkodres shpreh mendime dhe propozime per te gjitha problemet me interes te pergjithshem te institucionit te arsimit te larte si per planet dhe programet e studimeve rregulloret per veprimtarite mesimore te drejten per te studiuar cilesine e sherbimeve propozimin dhe sugjerimin e tarifave te shkollimit dhe kontributeve te tjera financiare per studentet bilancet vjetore paraprake te shpenzimeve ose ndarjen e burimeve financiare zhvillimin e veprimtarive te ndryshme kulturore artistike sociale humane sportive etj. Ne cdo nga te gjashte Fakultetet qe ka Universiteti i Shkodres secili ka pese perfaqesues nga K.S.U.SH-ja te cilet kane pergjegjesi shoqeroro-individuale por edhe institucionale me K.S.U.SH-ne per te qene sa me prane studentave dhe te mundohen te krijojne nje klime sa me pozitive me qellimin e vetem qe te permiresojme me tutje imazhin e USH-se.
Keshilli Studentor i Universitetit te Shkodres shkurt K.S.U.SH ka krijuar nje klime te besueshme tek studentet ku keto te fundit me deshiren dhe perkushtimin maksimal jane bashkangjitur faqeve tona ne internet duke besuar ne mundesite tona per dhenien e informacioneve te ndryshme ne lidhje me boten akademike qe aplikohet ne kete Universitet. Gjithashtu ky Keshill Studentor dita-dites po krijon bashkepunime me Keshillat Studentore ne Universitetet e tjera te Shqiperise duke dhene mesazhin e qarte qe NE funksionojme dhe kemi kapacitete te bollshme per te dhene modelin tone te realizimit te nje produktiviteti sa me te larte studentor me qellimin e rritjes se vlerave dhe nismave studentore. Qellimi yne ka qene dhe mbetet nxitja e venies ne perdorim te energjive studentore ne realizimin e nismave projekteve ideve aktiviteteve social-kulturore rritjen e sherbimeve humane zhvillimin e burimeve intelektuale-shoqerore etj etjhellip
Kete vit akademik kuotat e pranimit ne USH-ne Luigj Gurakuqi jane rritur me 11 dhe data 11 tetor do shenoje siparin e sezonit akademik 2010-2011 ku edhe objektivat e K.S.U.SH-se jane me kerkuese te cilat aspirojne ne ndertimin e marredhenieve me vitale pedagog-student student-student si dhe ne krijimin e hapesirave te ndryshme per ti dhene gjalleri me te madhe energjive studentore duke mos i lene keto te fundit qe te mbesin te ndryshkura ne thellesine e personalitetit te studentit por duke i vendosur ne levizje te vazhdueshme per rritjen e kavitetit por edhe dinjitetit e pergjegjesise shoqerore ne mjedisin ku jetojme studiojme dhe punojme. Gjithashtu ky vit akademik do shenoje edhe nje risi tjeter te re ku studentet do munden te informohen ne kohe per problematika te ndryshme si ne faqen e internetit te USH-se Luigj Gurakuqi http//www.unishk.edu.al faqen e facebook dhe te grupit te Keshillit Studentor keshillistudentorhotmail.com por edhe ne gazeten Studenti e cila do te dale ne treg kete vit me mbeshtetjen e Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Cdo student eshte i ftuar te komunikoje hapur me Keshillin Studentor duke besuar qe fjala e tij do mund te shkoje atje ku duhet. Sigurisht duke pasur cdo Fakultet perfaqesuesit e tyre edhe angazhimi i mekanizmave studentore drejt efikasitetit do jete shume me i larte.
Keshilli Studentor i Universitetit te Shkodres shkurt K.S.U.SH se shpejti do filloje me aktivitetet e saja ku kontributi i secilit do evidentohet ne rritjen e cilesise dhe frymes studentore. Frymemarrja jone shtohet dita-dites duke predominuar nje vullnet i hekurt ne realizimin e aspiratave qe NE i kemi vene vehtes duke u bere faktor kyc ne mobilizimin e te rinjve-studenta drejt dyerve te USH-se Luigj Gurakuqi. Besimi dhe frekuentimi i ketij Universiteti po rritet nga viti ne vit duke dhene nje mesazh te qarte qe jeta studentore eshte funksionale dhe atributet kryesore vecmas funksionimit zyrtare te institucionit ne fjale i shkojne edhe Keshillit Studentor te Universitetit te Shkodres shkurt K.S.U.SH.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›