E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci Nese Berisha djeg kutite do te djege karrigen e tij

Kreu i PS-se nis turin ne Elbasan. Paralajmerohet kryeministri per djegien e kutive dhe korrupsionin qeveritar


ELBASAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka nisur dje nga qyteti i Elbasanit turin e tij te quajtur Largohu Shqiperia kerkon Transparence Drejtesi dhe Zhvillim. Ne kete takim ai shoqerohej nga deputetet socialiste drejtues te partise dhe kreu i Bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini.


Ky takim eshte ideuar ne formatin e dy personave te cilet qendrojne perballe nje publiku dhe keta te fundit bejne pyetje mbi gjithcka qe u intereson. Perpara tyre qendronte kryesocialisti Rama dhe kreu i grupit te PS-se Gramoz Ruci.


Kryetari i Partise Socialiste ka zgjedhur ceshtjen e ekonomise per te filluar fjalimin e tij duke theksuar se ajo qe do te thoshte me pas per nje popull ne mes te Evropes do te ngrinte ne kembe cdo popull do te largonte cdo qeveri.


Jane 1 milione te papune bazuar ne statistikat zyrtare te popullsise te femijeve deri ne 18 vjec te studenteve me shkolle te larte pensionisteve invalideve te paafteve dhe rezulton se 1 milion shqiptar ne moshe pune te gatshem per te punuar dhe per te kontribuar per vendin e tyre ne fshat sidomos por edhe ne qytet gjenden ne rrugen e papunesise deklaroi Rama.


Sipas tij si mund te pranohet qe ne Shqiperine e 1 milione te papuneve ministri te deklaroje 1.8 milion Euro fitim.


Ai theksoi se qeveria ka falimentuar dhe se qeverisja eshte bere peng i interesave te ketij grushti njerezish te cilet e kane kthyer qeverine ne nje ndermarrje fitimprurese dhe jo ne nje perfaqesi te popullit por ne nje perfaqesi te forces qe nuk e ka lene popullin te votoje e te vendose.


Kryetari i grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruci ka qene me i ashper ne qendrimin e tij duke theksuar se nese Berisha djeg kutite me hirin e tyre do te djege karrigen e vet. Ai theksoi nga Elbasani se ky qytet eshte nje ogur i mire per te dhene nje alarm politik. Ky takim qe nis me Elbasanin eshte nje ogur i mire per te dhene nje alarm politik te gjithe elektoratit shqiptar qe ky pushtet nuk eshte marre as me vote dhe ky pushtet nuk mbahet me pune.


Djegia e kutive perfundimisht verteton katerciperisht qe ky pushtet ka ardhur me vota te vjedhura. Djegia e votave nuk eshte thjesht djegia e vjedhjeve por ne i themi ketu nga Elbasani qe ate dite kur do te djege fletet e votimit do te djege karrigen e tij ne pushtet me hirin e ketyre votave te djegura paralajmeroi Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›