Halimi Kullat 35 kateshe dhe aferat korruptive te 20 per qindeshit smund te fshihen nen fustanet e grave

PD u kunderpergjigjet akuzave te Edi Rames
Ne pergjigje te akuzave te eksponenteve te Partise Socialiste deputeti i Partise Demokratike Eduard Halimi ka deklaruar se aferat korruptive dhe shkeljet e renda te ligjit nga kryetari i bashkise Tirane Edi Rama nuk fshihen dot nga shpifjet dhe trillimet e perditshme. Halimi i kujtoi Rames se pallat 35-kateshe nuk fshihen as nen fustanet e grave. Jam ketu per ti komunikuar Edvin Kristaq Rames se as me shpifje as me trillime as nen fustanet e grave nuk mund te fshehesh kullat 35 kateshe ku ti ke percaktuar 100 milion euro pasurim ne emer te Leprit tend. Publikimi i kontrates se pallateve tek Liqeni ku 20 per qindeshi i aksioneve apo i fitimit kalojne ne emrin e Leprit te Edvin Rames eshte kapja me prove e Kryetarit te Bllokmeneve Junior u shpreh Halimi.
Ai theksoi se deponimi ne Prokurori i investitoreve mbi 20 per qindeshin qe Edvin Rama i imponon ne kembim te planit te ndertimit e te lejes se ndertimit eshte vetem maja e ajsbergut te skemes se pasurimit te cmendur te Mr. 20 per qindeshi.
Futja me 100 milion euro fitim e partnerit te Edvin Rames z. Dritan Avllaj apo Tan Lepri eshte vetem njeri rast i funksionimit te skemes mafioze me te cilen vepron Mr. 20 per qindeshi prej 12 vitesh. Por Kryetari nuk kenaqet me me perqindjen fatale te 8 apo 9 kateve. Per te rritur vleren absolute te 20 per qindeshit ne kembim te lejeve katet e kullave tani projektohen jo 8 apo 10 por 30 dhe 35 kate. Kjo eshte skema e mafias. Kjo eshte skema fatale e Edvin Kristaq Rames per te cilen do pergjigjet deklaroi me tej deputeti Eduard Halimi.
Gjithashtu deputeti Halimi i eshte pergjigjur edhe akuzave te opozitares Shega Ligori.
Ai tha se ka depozituar nje kallezim penal per shpifje ne prokurori dhe se do te kerkoje ndjekje te procedurave ligjore per akuzat.
Ne vijim te shpifjeve dhe trillimeve te bera nga deputetja Shegush Ligori me misionin e vet per te mbrojtur dhe fshehur me cdo kusht pallatet e kryetarit te saj Edvin Rama se une jam i lidhur me kompani bixhozi e kazinoje deklaroj se kam pergatitur padine penale dhe civile ndaj deputetes Shegush Ligori si dhe kam ngarkuar nje Zyre Ligjore ne Tirane per te ndjekur procedurat prane organeve te drejtesise.
Perpjekjet e deshtuara te Shegushit per te sfumuar akuzat per sistemin korruptiv te ngritur prej Edvin Rames nuk do te na ndalojne as mua dhe as koleget e mi qe jemi ngritur te gjithe kunder ketij sistemi per ti treguar vendin shefit te saj Mr. 20 per qindeshit tha ai.