E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës kërkon hetimin e Ina Ramës

inaGjykata e Tiranës ka vendosur që të hetojë ish-kryeprokuroren Ina Rama, për shpërdorim detyre. Shkak për këtë është bërë një padi e prokurorit të Kurbinit, Bardhyl Shehu, i cili ishte shkarkuar nga ana e Ramës.

Ish-kryeprokurorja e kishte shkarkuar atë për shkelje në detyrë, por gjykata vendosi që ta rikthejë atë si prokuror, vendim që nuk u zbatua nga ana e Ina Ramës.

Për këtë arsye, gjyqtari Altin Abdiu ka vendosur më datën 18 prill hetimin e ish-kryeprokurores, bën me dije Panorama.

Ndërkohë, prokurori Shehu, së bashku me disa prokurorë të tjerë të shkarkuar nga Ina Ramë, janë rikthyer në detyrë nga ana e pasardhësit të saj, Adriatik Llalla./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›