E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: Me hapin e Rinisë ecim më shpejt përpara

11-05-2012 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së takohet me drejtuesit e LRI-së


Komiteti i ri Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Rinore për Integrim, i konstituuar në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LRI-së, e cila u mbajt më 3 maj në Pallatin e Kongreseve, zhvilloi dje mbledhjen e saj të parë. Qëllimi i kësaj mbledhje, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte zgjedhja e strukturave të reja drejtuese si Kryesia e Përgjithshme dhe ajo Ekzekutive. Nga procesi i votimit ku morën pjesë 141 anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK)  zgjodh një Kryesi e përbërë nga 15 anëtarë. Gjithashtu u konstituuan edhe pozicionet kyçe të ekipit të ri drejtues të këtij forumi rinore. Kështu që pas zgjedhjes më 3 maj të Kryetarit të ri të LRI-së, Endrit Brahimllari, do të jenë Kejdi Mehmetaj dhe Malvina Palushi dy nënkryetaret e reja të LRI-së. Ndërkohë që Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Rinore për Integrim u zgjodh Bruno Liço dhe Sekretar Organizativ i këtij forumi tashmë do të jetë Sention Zotaj. I Pranishëm në këtë mbledhje, lideri i LSI-së, Ilir Meta u shpreh se ekipi i ri drejtues i LRI-së do të përçojë atë frymë të mrekullueshme të një energjie pozitive që përçoi edhe konventa e LRI-së pasi sipas tij rinia shqiptare ka nevojë të jetë edhe më shumë pjesëmarrëse në jetën politike, në mënyrë të drejtpërdrejtë si protagoniste e zhvillimeve dhe e transformimeve dhe jo si një spektatore e tyre. “Vetëm në këtë mënyrë, përmes këtij angazhimi të drejtpërdrejtë të të reja dhe të rinjve të Shqipërisë, ne do të kemi një Shqipëri që ndryshon në mënyrë të vazhdueshme, një Shqipëri e cila bëhet gjithnjë e më e drejtë, e cila bëhet gjithnjë e më e sigurt,e cila bëhet gjithnjë e më sociale, e cila bëhet gjithnjë e më njerëzore dhe natyrisht edhe më evropiane”, u shpreh kreu i LSI-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›