E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta: Opozita të votojë heqjen e imunitetit

23-07-2012 / Gazeta 55

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i bëri thirrje sot opozitës të shprehë votën “pro” heqjes së imunitetit në 6 gusht. Kreu i LSI-së ftoi PS-në të bëhet pjesë e maksimalizimit të marrjes së statusit të vendit kandidat. Ai theksoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet që kjo çështje të marrë zgjidhje sa më shpejt. “Janë të gjitha mundësitë që më datën 6 gusht të mund të realizohet votimi për heqjen e imunitetit. Ne do të mbështesim variantin më të mirë të mundshëm. Është e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje për heqjen e imunitetit. Propozimet e LSI-së kanë pasur për qëllim të shtyjnë procesin e imunitetit përpara”- u shpreh Meta.
Kreu i LSI-së i bëri këto deklarata pas një tryeze për arsimin, organizuar nga LRI, ku janë shprehur disa ide të reja për përmirësimin e Maturës shtetërore.
Sipas LSI është koha që t’i jepet më shumë prioritet mesatares së maturës duke e vënë më shumë në eficencë.
Ekspertët në fushën e arsimit të LSI kanë dhënë disa opsione të cilat do të serviren shumë shpejt edhe si iniciativa konkrete për arsimin në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›