Vdekja e poetit Ali Podrimja, Berisha: Humbëm gjeniun e letrave shqipe
Grupi parlamentar i PD mban një minutë heshtje në nderim të poetit
Kryeministri Sali Berisha vlerësoi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, figurën e poetit Ali Podrimja i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në Francë. Berisha e cilësoi poetin Podrimja si gjeniun e poezisë dhe themeluesin e poezisë moderne shqiptare duke e renditur përkrah shkrimtarëve të tjerë të mëdhenj si Naimi, Fishta apo Noli. “Javën që kaloi kombi shqiptar humbi letrat dhe mendimin intelektual. Bota e dijes humbi njërin prej personaliteteve, humbi princin e poezisë shqiptare poetin Ali Podrimja. Ai ishte gjeniu i poezisë dhe këngës së këtij kombi që themeloi poezinë moderne të shqiptarëve. Një komb me trashëgimi të shkëlqyer letrare, poetike dhe folklorike pati tek ky burr i madh themeluesin e poezisë së tij moderne. Cilido që lexon Ali Podrimën gjen tek ai Naimin me aspektet e tij, Çajupin, Fishtën, Nolin dhe gjen të gjithë klasikët e letërsisë sonë”- tha kryeministri Berisha.
...