Ilir Meta: Të ndëshkohen lojërat politike ku përfshihet organi i akuzës

“Çudi për aktin e paprecedentë të Prokurorisë, ajo u tërhoq nga një provë me rëndësi”. Kështu u shpreh ish-zv/kryeministri dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, pas rrëzimit të kërkesës së avokatëve të tij në seancën e sotme të gjykimit nga Gjykata e Lartë.
Sipas tij, Prokuroria duhet t’i forcojë provat dhe jo t’i tërheqë, ndërsa avokatët e Metës kërkuan të merrej provë kaseta Prifti-Beqiri.
“Prokuroria përdor standarde të dyfishta dhe kjo ishte e vetmja provë origjinale e saj. Provë me rëndësi video e përgjuesit tim. Prokuroria po merr në mbrojtje Dritan Priftin, por ajo duhet t’i shtojë provat”- tha Meta. Duke përfunduar se “do vijojë të jetë i hapur në gjithë këtë proces. “Të goditen lojërat politike ku përfshihet organi i akuzës”- bëri me dije Meta.
Avokatët e kreut të LSI-së kërkuan dëshmitar në procesin ndaj tij edhe ish-zv/ministrin Beqiri, në kohën e ish-ministrit Prifti. “Të merret në dorëzim kaseta Prifti-Beqiri”, deklarojnë ata, por Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën e avokatëve të Metës.
Ndërkaq, seanca e radhës u shty në 25 korrik.
...