E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim pranë ndërtesës qeveritare në Oslo – kryeministri Stoltenberg s’e quan akt terrorist

22-07-2011 / Gazeta 55

NATO, BE dhe KE dënojnë sulmin në Norvegji: Akt i urryer, ngjarja ka shokuar mbarë opinionin ndërkombëtar


UPDATE- Një ngjarje e rëndë ka përfshirë Norvegjinë mesditën e sotme, ku si pasojë e një shërthimi në qendër të Oslos janë dëmtuar rëndë disa prej ndërtesave qeveritare, përfshirë edhe selinë e Kryeministrisë. Kryeministri Jens Stoltenberg, nuk ndodhej në zyrën e tij në ato momente.


Shpërthimi ka ndodhur jashtë zyrës së kryeministrit Stoltenberg, ndërsa ka prekur Ministrinë e Naftës e cila është përfshirë nga flakët.


Korrespondenti i Reuters-it raporton se ka numëruar të paktën tetë persona të plagosur deri tani. Shkaku i shpërthimit është ende i panjohur, por rrënojat e një makine të shkatërruar ndodhen jashtë ndërtesës së kryeministrisë.


Dëshmitarët në vendngjarje raportuan se rreth e rrotull ndjehet një arome e fortë squfuri. Policia dhe zyrtarët e zjarrfikësve nuk kanë pranuar të bëjnë komente mbi ngjarjen.


Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg: Është shumë shpejt për ta quajtur terrorist


Kryeministri i Norvegjisë Jens Stoltenberg ka reaguar menjëherë pas shpërthimit të ndodhur afër godinës së qeverisë, duke konfirmuar edhe gjendjen e tij të mirë shëndetësore dhe atë të kabinetit qeveritar. Lidhur me motivet e këtij shpërthimi ai u shpreh se është ende herët që të flitet për një sulm terrorist. Më tej duke komentuar situatën ai është shprehur se kryeqyteti po përballet me një gjendje të rëndë duke theksuar më tej se duhet durim për kapërcimin e kësaj situate. Kryeministri Stoltenberg reagoi lidhur me shpërthimin e ndodhur në Oslo të Norvegjisë ku deri më tani raportohen dy viktima dhe dhjetëra të plagosur. Siç raportohet nga policia shkak për këtë shpërthim ka qenë një autobombë dhe se shpërthimi i fortë ka ndodhur shumë pranë selisë së qeverisë, konkretisht, brenda ambienteve të një prej gazetave më të mëdha në vend, VG. Nga ana e policisë u bë evakuimi i ndërtesave përreth pasi dyshohet se mund të ketë edhe shpërthime të tjera. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesa më e madhe e dritareve të zyrave të qeverisë si dhe ambientet e godinave përreth.


NATO, BE dhe KE dënojnë sulmin në Norvegji: Akt i urryer, ngjarja ka shokuar mbarë opinionin ndërkombëtar

Organizata politiko-ushtarake NATO-s, Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian kanë dënuar ngjarjen e rëndë me shpërthimin e një bombe në Oslo të Norvegjisë.
Ka reaguar Presidenti i BE Van Rompuy i cili ka dënuar dhunën e ndodhur në Norvegji.
Po ashtu edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i ka dënuar aktet e dhunës në Norvegji, pas sulmeve me bomba që tronditën ndërtesën e qeverisë anëtare të Aleancës. “Në emër të NATO-s, i dënoj në termat më të ashpër të mundshëm, aktet e dhunës në Norvegji”- tha Rasmussen. “Solidariteti ynë me Norvegjinë mbetet i palëkundur. Vendet e NATO-s qëndrojnë të bashkuara në luftën kundër këtyre akteve”- shtoi ai. Zërave që dënojnë sulmin në Oslo i është bashkuar edhe presidenti i Komisionit Evropian Barroso.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›