Majlinda Bregu: Rama kërkonte cenimin e standardit të zgjedhjeve, po sillet si në 2009-ën

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i tha medias se Shqipëria nuk është vendi i fundit në rajon, duke e mbështetur këtë qëndrim në të paktën dy argumenta të pakundërshtueshëm që janë zhvillimi makroekonomik i vendit, si dhe respekti i qytetarëve shqiptare ndaj liberalizimit të vizave.
Duke ngarkuar me përgjegjësi direkte kreun e opozitës për mospërmbushjen e kriterit politik në Shqipëri, Bregu bëri të qartë se qeveria shqiptare nuk mund të luajë njëanshëm një lojë ku rregullat përfshijnë dy palë në demokraci: mazhorancën dhe opozitën.
Sipas ministres së Integrimit, vlerësimi jo pozitiv i Brukselit për zgjedhjet e Tiranes, ishte rrjedhojë e lojës me qëllim të keq që nisi Rama, për të krijuar imazhin e zgjedhjeve të kontestuara e të dëmtuara në Tiranë, kur KQZ, theksoi Bregu, u angazhua në një proces të pakundërshtuar nga askush të numërimit të votave që nuk u hodhën në kutinë respektove.
Sipas Bregut, loja e Ramës është e njësojtë me atë që pasoi humbjen e tij në 2009-ën, ndërkohë që po të ishte serioz në këtë lojë, do të kishte shfrytëzuar çdo hapësirë që shumica i dha për të kryer reformën zgjedhore para 8 Majit, angazhim që refuzon ta ndërmarrë dhe tani, ndërsa ka një jave që ka lënë pa përgjigje ftesën e përsëritur të demokratëve.
Shqipëria humbi shansin për të marrë statusin e vendit kandidat, kryesisht për shkak të kriterit politik, ndërsa KE la 12 prioritet për t’u përmbushur deri në vjeshtën e 2001-ës.
Një pjesë e mirë e tyre kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, te cilat po vijojnë të mbahen peng nga PS.
Deklarata për periudhën pas zgjedhjeve:
“Parimi i numërimit të votave nuk është kundërshtuar, dënohet zhurma, fjalori kërcënues fyes, të gjitha këto sigurisht krijuan një situatë që zgjedhjet të mos krijoheshin të mira sepse na bindën për nevojën e reformës zgjedhore.
Procesi i integrimit evropian, jo vetëm proces i vlerësimit të zgjedhjeve, janë të rëndësishme në përcaktimin e maturisë së një vendi. Këto zgjedhje, sikurse ato të 2009-ës, me zhurmën e krijuar mbi polarizimin e situatës politike, ka bërë që partnerët tanë ta shohin si shans të humbur për të përshpejtuar procesin. Askujt nuk i pëlqen të bëhet ndërmjetës për të zgjidhur dyshimet që Rama ka ngritur. Kjo i bën ndërkombëtarët të shohin me gjuhë më të rëndë për shkak të mosbesimit që Rama ngriti mbi procesin zgjedhor. Ai refuzoi të bënte rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. T’i kishte sjellë për t’i përkthyer, Rama do ta kishte patur jetën më të qetë. Por kjo është arsyeja e vetme pse Rama nuk ka qenë serioz. Ju kujtoj letrën e fundit të Patozit që pret përgjigje, të kemi mundësi evitimin e marrëveshjeve. Shqipëria nuk është vendi i fundit në rajon, as përsa i përket ecjes para, zhvillimin e ka përparuar në të gjitha reformat kyçe të qenësishme për procesin, vlerësimet maksimale për masa e për respektin e qytetarëve ndaj liberalizimit të vizave, detyrimi i qeverisë u respektua, detyrimin e përbashkët qeveria nuk e bën dot njëanshëm”- deklaroi ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu.