E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë-Arrestohet 29-vjeçari, lëvizte me “Nissan” për të shitur drogë

Gjatë një aksioni të Forcës së Posaçme Operacionale në aksin rrugor Kallmet – Ungrej, u ndalua një automjet tip “Nissan” me drejtues A. T., 29 vjeç, banues në Lezhë.

Sipas policisë, nga kontrolli i automjetit u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e poseduar me qëllim shitjeje, ndërsa u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Nissan” dhe 2 celularë të të dyshuarit.

Ndërkaq, policia arrestoi 29-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet hetimore i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për procedim të mëtejshëm.

“Në vijim të punës informative dhe operacionale, të kryer me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale i bënë shenjë ndalimi, në aksin rrugor “Kallmet – Ungrej”, automjetit tip “Nissan”, me drejtues shtetasin A. T.. Nga kontrolli, u gjet në automjet, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila posedohej me qëllim shitjen. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 29 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›