E Diel, 8 Nëntor 2026

Ilir Meta kërkon transmetim live të procesit gjyqësor në GJKKO


Kreu i Partia e Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar publikisht Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një kërkesë për transmetimin e drejtpërdrejtë të procesit të tij gjyqësor.

Në deklaratën e bërë publike, Meta thekson se, në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe bashkëkombasve kudo që ndodhen, të cilëve u ka shërbyer në detyrat më të larta shtetërore si President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër, kërkon që i gjithë procesi të transmetohet live nga seanca e parë, e cila është caktuar të mbahet të hënën, më 27 prill 2026, e deri në përfundim të tij.

Ai kërkon gjithashtu që të gjitha mediat dhe gazetarët e interesuar të kenë akses në sinjalin e transmetimit të drejtpërdrejtë, me qëllim informimin e publikut.

Sipas Metës, transparenca përpara qytetarëve dhe llogaridhënia mbeten detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›