Ilir Meta sulmon Dumanin: Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare të thirrur nga opozita sot (11 korrik) në orën 20:00 u shpreh se është turp për ata opozitar që kanë hallin e autoritetit të SPAK-ut,
Në fjalën e tij, Meta ka sulmuar SPAK dhe kreun e saj Altin Dumani, duke thënë se Rama e ka bazuar pushtetin kriminal te Dum Dumdumanët.
“Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin më kriminal dhe më antikombëtar që ka njohur kjo tokë. Turp për të gjitha ata këshilltare opozitar që nuk janë me Tedi Blushin, me Klevis Balliun përballë kryehajdutit të Tiranës. Turp për ata që nuk janë përball hajdutëve në bashki. Turp për ata opozitar që kanë hallin e autoritetit të SPAK-ut”tha Meta.
Sipas Metës, pushtetin kriminal i Dum Dumanët, të cilët thonë se afërmendsh që gjykatat do vendosin atë që kërkon prokuroria.
“Turp për çdo opozitar që i bën furçë SPAK, ose ka ndonjë hall me SPAK, ose ka në hall se nuk i japin vizën për të shkuar gjëkundi. Duhet të mblidhemi të gjithë për ti vënë vizën këtij regjimi, që po zhbën Shqipërinë, i cili i ka shndërruar fëmijët në analfabetë funksionalë, siç e tregoi testi i PISA. Që kur u çlirua Kosova, armiqtë tanë ndoqën politikë të mençur dhe nuk arritëm dot në kohë të kuptonim një strategji që lexohet qartë nga kushdo, u përpoqën të marrin kalanë nga brenda me kalin e trojës. Nuk është zoti i kësaj loje, ai është sllav i tyre, në shërbim të interesave të tyre. Ai është armiku më i madh i Kosovës. Nuk ia ka bërë kurrë Vuçiç atë dëm Kosovës siç ja ka bërë Edi Rama për llogari të Vuçiç. Meqë takova këtu vëllezër nga Gjakova, u bëj thirrje shqiptarëve të Kosovës të bashkohemi të shporrur Ramën”.
Kreu i L-se, Meta tha në fjalën e tij, se “kryeministri është armiku më i madh që ka njohur Kosova. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Kosovës kudo që janë, të bashkohemi për të shporrur armikun më të egër të Kosovës, që quhet Edi Rama. Rama nuk bën gabime rastësisht. Ka qenë Rama që hodhi në gjyq Ramush Haradinajn, ky vagabond i vuri sanksione Kosovës, kur Kurti është kryeministër. Rama mbështet edhe ekonomikisht Serbinë, mbështet narko-ekonominë e tij dhe ia ka vënë kazmën bujqësisë me qëllim, po falimenton edhe fabrikat, me paratë pa fund të drogës që vijnë këtu”.
“Nuk mund të mbajmë në pushtet një kriminel, që ka vendosur Shqipërinë me pagat më të ulëta dhe çmimet më të shtrenjta. Dëgjoj që thonë e arrestuan Ilir Beqajn. Por Dum-Dumani është 4 vite me vonesë që nuk ka arrestuar Edi Ramën, që ka firmosur vendime qeverie të paligjshme. Këtu gjithë shteti është 5D. Veliaj është 4 vite me vonesë që nuk është në burg. Ai ka firmosur për inceneratorin, që nuk punon. Dum Dumani thotë se kam hallin e arbitrazhit. Por Rama e ka treguar se nuk e ka problem Arbitrazhin, me Becchetin dhe me kompanitë e huaja. Ka ardhur koha t’i paguajë të gjitha Rama. Asgjë nuk do na ndalë, derisa ta çojmë Ramën atje ku ka qeverinë”tha Meta.
Lajmi në përtditësim…
/rtsh.al/