Ilir Meta zbulon sharmin e ultimatumeve kineze
Ashpërsohet edhe më tej vija e parë e ofensivës politike në opozitë, pasi apelet referendare të kreut të LSI-së, Ilir Meta drejtuar atij të PS-së Edvin Rama, po cilësohen si kulturë anti-institucionale, duke i kujtuar atij se nuk është koha e politikës së brejtjes dhe inateve personale, por e angazhimit progresist të të gjitha forcave politike në vend. Politika e obstruksioni dhe destruktivitetit opozitar ndërmjet Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vijuar edhe dje fazën e radhës të thirrjeve mediatike pas atyre të letrave sipas teorisë maoiste të pak ditë më parë Dje, si edhe shpesh këto kohët e fundit, kreu i LSI-së Ilir Meta, ka shpallur paralajmërimin përfundimtar në drejtim të Ramës, duke i lënë vetëm 48 orë kohë për të vendosur mbi të ardhmen e tij politike, nëse do të ndjekë këtë linjë mospërfillje ndaj tij apo do të bashkohet me koalicionin e të vegjëlve të opozitës. Prej disa kohësh, nuk ka më paqe ndërmjet krerëve të dy partive kryesore në opozitë, gjë që ka çuar në grisjen e çdo marrëveshje politike ndërmjet partive. Kreu i LSI-së Ilir Meta, ka përcjellë dje dhe apelin përfundimtar, duke minimizuar edhe kohën në dispozicion që mund ti duhet Ramës për të marrë vendimin e formës së prerë, megjithëse ky i fundit ka premtuar se nuk do ti kthehet më linjës bllokuese, kjo në një formë përgjigjie ndaj apeleve dhe thirrjeve haxhiqamiliste të Metës për protesta mbarë popullore nëpër sheshe. Kësisoj, këtyre apeleve dhe thirrjeve të përditshme të Metës, nga selia e PS-së vijnë edhe përgjigjet përkatëse, e cila ka cuar edhe në ashpërsimin e gjuhës politike ndërmjet dy selive retrospektive në opozitë. Të dyja partitë e majta i kanë bërë thirrje njëra-tjetrës dje për bashkëpunim, por në sajë të toneve të ashpra dhe kërcënuese në formë ultimatumi, paqja është vështirë të arrihet dhe të gjitha këto përpjekje revokuese për bashkëpunim mbesin në caqet e paqartësisë dhe absurditetit të skajshëm, që dy krerët e forcave politike i kanë ndërsyer njëri-tjetrit, duke mbetur në llogoret e kofliktualitetit gjithnjë e më evident. Kësisoj, Meta i bëri thirrje Ramës që të distancohet ajo që sipas tij është “puçi” i Berishës, ndaj ndryshimeve Kushtetuese që prekën kryesisht ndryshimet në kodin elektoral, duke miratuar sistemin zgjedhor proporcional rajonal. Ndërkaq PS ka reaguar për letrën që Meta ka dërguar para pak ditësh në PS, ndaj këtyre ndryshimeve. Partia Socialiste këshillon që Meta të zgjedhë gjuhën e duhur, dhe të bashkohet me shumicën e të mos ta kundërshtojë atë. Gati të menjëhershme kanë qenë konferencat për shtyp nga të dy selitë e partive. Kreu i LSI, Ilir Meta deklaroi se është gati të takohet me Ramën dhe të diskutojë mbi ndyshimet kushtetuese. “Të hënën hyn në fuqi ‘puçi’ kushtetues. PS të bashkohet në fushatën me ne, për të rishikuar ndryshimet. Rama ka 48 orë kohë, në këto orë jam gati në çdo minutë ta takoj dhe të evitojmë republikën kryeministrore”, tha Meta sipas të cilit ndryshimet në Kushtetutë të miratuara para disa ditësh në parlament kanë shkelur nene të saj. Por selia rozë ka reaguar ndaj letrës së Metës e cila kishte të njëjtat kërkesa që parashtroi kreu i LSI-së. Zëdhënësja e selisë rozë Mimi Kodheli tha se Meta duhet të ndryshojë gjuhën e përdorur në deklaratën ku ai kërkon bashkëpunim me PS. “Shprehim keqardhje për gjuhën e papërshtatshme dhe mungesën e qetësisë së Metës. I kërkojmë Metës të reflektojë pa mllef dhe të kthehet në rrugën e përbashkët me PS”, tha Kodheli. Ajo shtoi se Meta duhet të mendojë për njerëzit dhe jo për orekse politike duke i kujtuar kreut të LSI-së se nuk është më koha e politikës së vjetër. PS bëri thirrje që Meta të bashkohet me shumicën për bashkimin me Shqipërinë reale. “Është demokratike të biesh dakort me vendimet e shumicës, por të kërcënosh një shumicë kushtetuese është antidemokratike. Rruga jonë nuk është ajo e partisë që jeton për kryetarin”, tha më tej ajo. Gjithashtu LSI ka dorëzuar dje edhe kërkesën zyrtare kreut të PS-së, Edi Rama, ku e fton për të marrë pjesë në referendumin për ndryshimet kushtetuese. Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Luzhjana Abazi, u shpreh se “kërkesa që kreu i LSI-së, Meta, i dërgon kreut të selisë rozë Rama, përmban çështjet kryesore që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese”. Nëpëmjet kësaj deklarate parashtrohet kërkesa, për të bashkuar votat e deputetëve të LSI-së dhe ato të PS-së, për organizimin e referendumit popullor mbi ndryshimet kushtetuese. Ndërsa, zëdhënësja e Kryesisë së PS-së i kujtoi kryetarit të LSI-së, se “të mos jesh dakord me vendimet e shumicës është natyrë e jetës demokratike, të veprosh për t’i ndryshuar vendimet e shumicës parlamentare në rrugë referendare është pjesë e të drejtave e lirive të njerëzve në demokraci, ndërsa të kërcënosh e anatemosh një shumicë kushtetuese, sepse ushtron një të drejtë kushtetuese për ndryshimin e Ligjit Themelor të Shtetit në Parlament, është shprehje e një kulture të vjetër antidemokratike e anti-institucionale, që i ka sjellë plot dëme vendit e shoqërisë sonë”.
Milo: Partia Socialiste t’u bashkangjitet katër partive opozitare për të krijuar politikën e re/Partia Demokracia Sociale i ka bërë thirrje PS-së dhe lidershipit të saj që t’i bashkohet ftesës së LSI për të kundërshtuar ndryshimet kushtetuese, të miratuara në 21 prill në Kuvend. Kryetari i PDS, Paskal Milo, i ka bërë thirrje dje PS-së “që të dalë nga llogorja ku është futur nga bashkëpunimi me Berishën e të vijë e të bashkohet me katër partitë e opozitës, për të krijuar politikën e re”. Sipas tij, lidershipi i PS-së nuk duhet ta hedhë poshtë apriori ftesën e LSI-së për bashkëpunim referendar që është edhe ftesa jonë. Bashkëpunimi dhe fryma e mirëkuptimit duhet të jenë thelbi i asaj që quhet politikë e re”.
Milo: Partia Socialiste t’u bashkangjitet katër partive opozitare për të krijuar politikën e re/Partia Demokracia Sociale i ka bërë thirrje PS-së dhe lidershipit të saj që t’i bashkohet ftesës së LSI për të kundërshtuar ndryshimet kushtetuese, të miratuara në 21 prill në Kuvend. Kryetari i PDS, Paskal Milo, i ka bërë thirrje dje PS-së “që të dalë nga llogorja ku është futur nga bashkëpunimi me Berishën e të vijë e të bashkohet me katër partitë e opozitës, për të krijuar politikën e re”. Sipas tij, lidershipi i PS-së nuk duhet ta hedhë poshtë apriori ftesën e LSI-së për bashkëpunim referendar që është edhe ftesa jonë. Bashkëpunimi dhe fryma e mirëkuptimit duhet të jenë thelbi i asaj që quhet politikë e re”.