Ilir Metës i ka mbetur vetëm Spartak Braho?!
Në seancën e sotme në gjykatën e Lartë ra në sy se avokati kryesor i Ilir Metës kishte mbetur Spartak Braho. Edhe pse mësohet se avokatët e tjerë janë ende në shërbim të tij, ata kanë shmangur avokatinë publike ndaj Metës për shkak të pozicionit të vështirë në të cilin u gjenden kur tre ekspertët e tyre nuk ishin në gjendje tu përgjigjeshin pyetjeve të prokurorit në seancë.
Kolegji Penal vendosi që të hënën e ardhshme tre ekspertët të përgatiten për tiu përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë dhe të avokatëve mbrojtës të ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, pyetje të cilat u lexuan para Gjykatës së Lartë në seancën e së premtes.
Pak minuta më pas, avokati mbrojtës i Metës, Spartak Braho, bëri një nga deklaratë ku akuzoi prokurorinë se ka manipuluar provën. Zhurma rreth provës së sekuestruar, që është aparati i përgjimit, ka qenë fillimisht refren i Berishës, më pas i Metës e më pas i avokatëve të Metës dhe së fundmi vetëm i Spartak Brahos. Mbetja vetëm në krahun e Metës e Spartak Brahos është një shenjë e fortë për vetminë që po i afrohet ish- zëvendëskryeministrit nën hetim.
Spartak Braho ka qene nje ish prokuror i kohes se komunizmit i shkarkuar per denime ekstreme ne shkelje edhe te ligjeve boll te egra te komunizmit
Nga një ish- kryeministër dhe mijëra mbështetës, ai sot është kthyer në një të pandehur me një mbështetës besnik, i cili përpiqet të bëj avokatin e Metës duke u sjellë si prokuror ndaj kundërshtarëve të tij. Sidoqoftë njeriu që ndjehet më shumë i prekur nga mbetja vetëm me Spartak Brahon është Ilir Meta, pasi ai më mirë se kushdo e kupton çi ka ndodhur.
Spartak Braho, gjithmone i perfolur dhe perfoles
Spartak Braho: Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB
2008
Braho: Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj. Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, hedh akuza të rënda ndaj numrit një të qeverisë, Sali Berishës, duke e cilësuar si informator. Ai thotë se nga projektligji i spiunëve do ta pësojë gjysma e kabinetit qeveritar dhe vetë kryeministri Sali Berisha, që sipas tij ka pasur lidhje agjenturore me UDB-në. Në një prononcim për Korrierin, pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, që diskutonte pikërisht tre projektligjet e dorëzuar nga PD-ja, PS-ja dhe PDK-ja, Braho hedh akuza të rënda ndaj shefit të ekzekutivit shqiptar, që e cilëson si informator. Ka qenë informator i rregullt e i vullnetshëm. I bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore të UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas, – deklaroi Spartak Braho. Ky i fundit shprehet i sigurt që jo vetëm do të duhet të largohet kryeministri nga qeveria, por edhe një pjesë e mirë e Këshillit të Ministrave. Braho shton më tej akuzat ndaj Sali Berishës, duke u shprehur: Varianti që penalizon gjysmën e Këshillit të Ministrave bie. Kryeministri po. Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj. Ashtu siç ka pasur takim edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë, – thotë deputeti i LSI-së, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
2004
Petro Koci: Braho ka ndihmuar trafikantet e droges
“Kryesia e PS duhet të shqyrtonte dhe të propozonte masat që duhen marrë për deputetin Spartak Braho, i cili rezultoi se ka ndihmuar trafikantët e drogës”, kështu u shpreh dje Petro Koçi. Ai është bazuar tek çështja e paraqitur pak javë më parë në shtyp, ku u publikua një shkresë e paraqitur nga deputeti Spartak Braho në Ministrinë e Jashtme me anë të së cilës ai kërkonte që të ndërhyej për pajisjen me viza të dy shtetasve, një prej të cilëve një muaj më pas kapet me 21.5 kilogramë drogë në Itali. Ky skandal nuk ngeli pa u sqaruar nga ana e Ministrit të Jashtëm Ilir Meta, emri i të cilit ishte përdorur nga ana e Brahos për marrjen e vizave. Personi i arrestuar sipas shkresës së paraqitur nga Braho, duhet të ishte shoferi i Metës. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme u tha se, deputeti Spartak Braho kishte pranuar se ishte ai që e kishte paraqitur kërkesën për vizat e dy personave. Këtë përmendi edhe Koçi dje.
Spartak Braho i pyetur në lidhje me deklarimin e Koçit tha se, nuk dinte gjë dhe se “mbase Koçi duhet të vizitohet tek mjeku”. Dje kryetari i lëvizjes për politikë të pastër tha se kryesia e PS duhej që të merrte një vendim në lidhje me këtë çështje sepse gjithçka kaloi në heshtje. Nga ana tjetër ai e krahasoi këtë me kërkesën e Nanos për të mos e kritikuar qeverinë. “Më mirë një qeveri e dështuar se sa kufizim i fjalës së lirë”, tha Koçi