Ilir Zela: Debatet në PS nuk duhet të marrin fund
TIRANE - Një prej drejtuesve të vjetër të PS-së, ish-kryetari i parë i FRESSH-it, Ilir Zela është rizgjedhur në Asamblenë Kombëtare, pavarësisht mendimeve jo gjithmonë të njëjta me kreun e PS-së, Edi Rama. Në një intervistë të parë, pas 5 vjetësh, që prej kohës që ai është larguar nga drejtimi i PS-së, Zela vëren për “Gazeta Shqiptare” se “Kongresi i 5 Nëntorit reflekton mësimnxënien kolektive në PS dhe riafirminin e parimit politik se nuk ka shtigje të shkurtëra drejt pushtetit”. Ai kujton momentin, kur i është dashur të largohej nga stafi i ngushtë i Edi Ramës se po shihte “kompromentimin e idealeve të së majtës”. Ndërsa i pyetur në lidhje me mendimet ndryshe të Arben Malajt, Islamit, Harasanit, Zela shprehet se “nuk duhet të pushojë debati në Partinë Socialiste! Më mirë një debat i zhurmshëm e herë-herë me teprime, sesa një heshtje kobndjellëse”
Z.Zela, si e vlerësoni Kongresin e PS-së, mbajtur në 5 nëntor?
Një moment shumë të rëndësishëm për rritjen e efektivitetit të veprimit politik të Partisë Socialiste dhe të gjithë opozitës shqiptare. Ky Kongres shënoi riafirmimin e plotë të vlerave të së majtës, pozicionimin e Partisë Socialiste në harmoni me vlerat e lirisë, barazisë, drejtësisë e solidaritetit. Asnjëherë më parë në këto vite të demokracisë Shqipëria nuk ka patur më shumë nevojë për drejtësi sociale, shtet ligjor, luftë kundër varfërisë, luftë kundër krimit. Kongresi i 5 Nëntorit ravijëzoi përgjigjet e socialistëve për këto probleme dhe këto përgjigje po rrezonojnë me nevojat e shqiptarëve për t’u shkëputur nga gjendja ekzistuese, ku një qeverisje e panatyrshme dhe krejtësisht e konsumuar po përpiqet t’i mbajë, në një kohë kur ka keqpërdorur çdo shans për të ofruar zgjidhje për sfidat e vendit.
Kongresi i 5 Nëntorit, reflekton gjithashtu mësimnxënien kolektive në Partinë Socialiste dhe riafirminin e parimit politik se nuk ka shtigje të shkurtëra drejt pushtetit. Për të hapur rrugën drejt pushtetit duhet të jesh në gjendje të formësosh dhe komunikosh një alternativë programore më vitale se ajo e pushtetit aktual, të motivosh të gjitha strukturat dhe tendencat brenda partisë e po ashtu në të gjithë opozitën, të garantosh drejtësi në shpërndarjen e nxitjeve për zhvillim të karrierave individuale, të krijosh një bashkim të madh, i cili nuk vjen përmes imponimit dhe as servilizmit, por mund të ndërtohet vetëm përmes mirënjohjes, respektit, harmonizimit të interesave të ligjshme dhe ekzistencës së një vullneti primar për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij me Bashkimin Europian.
Ka vetëm një javë që sapo u zgjodh Asambleja e re Kombëtare, ku ju u rizgjodhët sërish si anëtar i saj. Çfarë do të thotë kjo për ju?
Angazhimi në Partinë Socialiste ka qenë dhe mbetet një përbërës thelbësor i identitetit tim ndaj ndihem rishtaz i motivuar prej kësaj rizgjedhjeje. Një motivim i shëndoshë për t’i kontribuar vitalizimit të veprimit politik të Partisë Socialiste, përshpejtimit të reformat integruese në sinkron të plotë me politikat e Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian, dhe shtimit të besimit të publikut në seriozitetin e ofertës së Partisë Socialiste për një rilindje kombëtare. Përgjatë këtyre njëzet viteve si anëtar i forumeve më të larta drejtuese të Partisë Socialiste unë asnjëherë nuk jam pajtuar me imponimin, mbytjen e debatit, abuzimin me pushtetin dhe përfitimin prej tij dhe nuk kam si të pajtohem as me ata që i vishen Partisë Socialiste në opozitë si mjet për të zaptuar pushtetin nesër. Për mua e majta dhe nevoja e shoqërisë shqiptare për t’u zhvilluar mbi vlerat e saj përbëjnë besim siç përbëjnë besim për masën e madhe të socialisteve dhe mbështetësve të tyre në të gjithe Shqipërinë e kudo nëpër botë. Në rrethanat e Shqipërisë, ku pushteti ka qenë dhe është represiv ndaj opozitarizmit të vërtetë e të pakompromis bartja dhe afirmimi i një besimi të tillë peshon rende, ndaj nuk jam pajtuar e nuk do të pajtohem kurrë me kategorinë e arrivistëve, të cilët janë fryrë duke kalëruar mbi besimet e të majtëve. Ndaj jam i prirur të besoj se vetëdija e delegatëve të Kongresit, por edhe e të gjithë antarësisë socialiste që i votoi ata kërkon që forumet drejtuese të Partisë Socialiste të ndërtohen me besimin tek vlerat e së majtës dhe dedikimin e fortë publik për të mos injektuar karriera të pamerituara dhe pasurim të paligjshëm përmes tyre. Ndaj, përmes kësaj bisede me ju, dëshiroj edhe njëherë të falenderoj anëtarët e Partisë Socialiste të Njësisë Nr.2, në Tiranë, të cilët më votuan për delegat të Kongresit dhe po ashtu Delegatët nga e gjithë Shqipëria, të cilët më besuan sërish.
Këtë herë u rikthyen në këtë forum të lartë të PS edhe figura që ishin mënjanuar si Anastas Angjeli, Ardjan Myslymi, Mezan Malaj, etj. Si e konsideroni këtë riafrim të tyre?
Të më ndjeni, por unë nuk i kam parë aspak të mënjanuar në këto vite miqtë e mi, të cilëve ju iu referoheni, dhe shumë të tjerë gjithashtu. I kam takuar nëpër fushatat dhe aktivitetet e Partisë Socialiste, duke përkrahur me modesti kandidatët socialistë në zgjedhjet e përgjithshme e ato vendore, në mbledhjet e organizatave socialiste dhe në mitingjet e opozitës. Ndaj besoj se zgjedhja në forume thjesht përbën një ridimensionim të kontributit të gjithsecilit prej kolegëve në funksion të një fitoreje të shëndetshme në zgjedhjet e ardhshme.
Ju keni qenë nje nga drejtuesit e PS-së, keni patur edhe funksione ministrore? Si e shikoni tashmë ecurinë e PS-së?
Jam i lumtur të vërej shenja që Partia Socialiste po rigjen vetveten dhe po merr forcë e vrull për të përballur ilegjitimitetin e qeverisjes më të paprinciptë që Shqipëria ka patur ndonjëherë. Unë besoj që dhënia fund më në fund e bojkotit dhe fillimi i punës së sinkronizuar me Brukselin dhe Uashingtonin për përshpejtimin e reformave integruese, do të ndihmojë në çlirimin e energjive pozitive të socialistëve në të gjitha institucionet dhe mediumet e përfaqësimit. Shqiptarët, por edhe miqtë e Shqipërisë do të shohin edhe më qartë panatyrshmërinë e qeverisjes aktuale, pasojat e trysnisë së ekzekutivit mbi institucionet e pavarura, mjerimin e kriminalitetin që buron prej kapjes së shtetit, fallsitetin e “mrekullisë ekonomike” të qeverisë më borxhzhytëse që ka njohur ky vend ndonjëherë.
Tani është koha që socialistët të diktojnë axhendën e reformave integruese të vendit, pa drojë se kjo mund t’i shtojë pikë qeverisë aktuale. Kjo qeverisje është e parikuperueshme dhe është mbajtur në pushtet vetëm për shkak të mungesës së efektivitetit të veprimeve të opozitës dhe paaftësisë së saj për të gjeneruar më shumë besim popullor për faktin se socialistët i kanë nxjerrë siç duhet të gjitha mësimet e lidhura me problemet e qeverisjes së tyre në mandatin e dytë qeverisës 2001-2005 dhe nuk rrezikojnë të përsërisin gabimet e kësaj kohe. Ne socialistët tanimë po ndërtojmë një raport real me sfidat e vendit, po dëshmojmë se i njohim ato dhe kemi përgjigjet tona për secilën prej tyre. Po pranojmë të metat tona dhe po dëshmojmë se dimë të reflektojmë për të mos mbetur rob të tyre. Nëse do të jemi në gjendje të krijojmë kohezionin e munguar, ta zgjerojmë atë duke përfshirë të gjitha kontributet e shëndetshme opozitare në vend, padyshim që asgjë nuk e ndal dot më ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet në zgjedhjet që po afrojnë.
Ka patur, në PS, këto kohë edhe disa deputetë që kanë shprehur mendimin ndryshe nga linja zyrtare. Si e keni gjykuar ju këtë lloj qëndrimi të deputetëve Malaj, Islami, Harasani..?
Nuk duhet të pushojë debati në Partinë Socialiste! Më mirë një debat i zhurmshëm e herë-herë me teprime, sesa një heshtje kobndjellëse. Shpërqëndrimi programor, bojkoti, mungesa e sinkronizimit të veprimit të Partisë Socialiste me axhendat e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, karrierat e pamerituara, mënjanimi i talenteve, dominimi i bartësve të pushtetit mbi strukturat e partisë, injorimi i specifikave rajonale në përfaqësim, mungesa e instrumenteve llogaridhënës të të zgjedhurve etj, përbëjnë elementë të cilët kanë ndezur bori alarmi në koshiencën e anëtarëve të forumeve drejtuese të Partisë Pocialiste. Unë besoj se Kongresi i 5 Nëntorit dëshmoi se një reflektim i tillë ka ndodhur në mendjen e çdo socialisti dhe emocionet janë duke i lënë vend racionalitetit.
Si anëtar i Asamblesë së re Kombëtare, a mendoni se do të ketë “ndëshkim” të tyre duke i përjashtuar nga kryesia e sekretariati?
I takon Asamblesë së re të ndërtojë një drejtim efektiv dhe efiçent të punëve të saj. Njëkohësisht, momente të tilla ripërtëritëse si Kongreset dhe formësimi i forumeve drejtuese përbëjnë premise riorientimi dhe njëkohësisht mundësi për të riparë kontributet e gjithësecilit. Për mua, debati i kulturuar dhe i motivuar nga interesat e vendit dhe të socialisteve përbën kontribut. Është situatë jo komode të jesh pjesë e një ekipi dhe të shikosh që besimet e tua nuk po afirmohen. Me një situatë të tillë unë jam ndeshur në vitin 2006, kur isha i zgjedhur në Sekretariatin e PS, dhe duke parë që Partisë po i kompromentohej orientimi i majtë, po stimuloheshin karriera të pamerituara, po sakrifikohej bashkimi i së majtës, nuk po ndërtoheshin instrumente të brendshëm që të garantonin distancimin nga gabimet e qeverisjes së PS, zgjodha tërheqjen nga ekipi i ngushtë i Edi Ramës dhe vijimin e kontributit tim si pjesë e Kryesisë së PS duke u përpjekur të afirmoj në forumet e PS me konsistencë pikëpamjet e mia. Ka ndodhur që ndonjë zhurmues, të guxojë edhe të më bëjë zhurmë e të përpiqet mos më lejojnë të flas, por disa prej tyre tanimë kanë zgjedhur të largohen nga Partia Socialiste!
Jam i kënaqur tani të vërej që si pasojë e kontributeve dashamirëse të të gjitha socialisteve, të zëshëm apo jo, Partia Socialiste me Kongresin e 5 Nëntorit ka dëshmuar vullnet për ripozicionim dhe krijimin e një bashkimi të ri harmonik.
Duke e parë PS-në, tashmë si një forcë që kërkon të shkojë drejt pushtetit, si mendoni sa larg dhe afër tij është?
Asnjëherë në këto vite të opozitës së dytë Partia Socialiste nuk ka qenë më pranë pushtetit. Përballë ka një pozitë të panatyrshme, totalisht të dështuar në angazhimin e saj për të luftuar korrupsionin, një pushtet që ka vënë nën presion të gjitha institucionet e pavarura, që ka rritur distancën e vendit tonë me perëndimin, na ka katandisur të konsiderohemi vend me regjim hibrid, e për më keq akoma, kapjen e shtetit e konsideron si diçka të natyrshme. Përballë një regjimi të tillë, kontributi në riorganizimin dhe bërjen me efektive të veprimit të opozitës përbën kontribut kombëtar. Përkrahja për opozitën përbën detyrim qytetar për gjithkënd! Shqiptarët kurrsesi nuk e meritonin zgjedhën e katërvjeçarit të dytë të regjimit të shtetit të kapur që ka kapur peng përparimin e Shqipërisë, ndaj rrotacioni politik është nevojë imediate. Dhe kur populli vendos të ndryshojë udhëheqjen, nuk ka Kod Zgjedhor, fabrikim zgjedhjesh, apo manipulim ta mbajë!
(GSH/BalkanWeb)