Lezhë, arrestohen për vjedhje 3 shtetas nga Mirdita
LEZHË-Operacioni i koduar i Policisë së Lezhës "Kabulli" vuri sot në pranga tre persona nga Mirdita, të akuzuar për vjedhje dhe moskallëzim të krimit.
Zëdhënësja e shtypit e policisë së Lezhës, Eliona Nika konfirmoi se, "në pranga ranë Marte Ndoj, 42 vjeç nga Rresheni akuzohet për vepren penale të posedimit të sendeve të vjedhura dhe moskallzim i krimit, Fran Laska, 45 vjeç nga Rrësheni për vepren penale të posedimit të sendeve të vjedhura dhe 16 vjeçari F.L, banues në Reps për vepren penale te vjedhjes".
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për hetime të mëtejshme.
(d.b/BalkanWeb)