E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden në Kroaci dy trupa, dyshohet marinarët turq

Autoritetet kroate kanë lajmëruar autoritetet portuale shqiptare për gjetjen e dy trupave në afërsi të plazhit të Dubrovnikut.

Ambasadori turk në Tiranë, është nisur në drejtim të Kroacisë për të identifikuar trupat e pajetë. Anija turke “Reina 1”, u mbyt mesnatën e 20 tetorit të këtij viti, pasi përplasjes me një traget shqiptar që po shkonte në drejtim të Italisë.

Ngjarja ishte tragjike për tetë marinarët turq, ndërsa dy të tjerë arritën të mbijetojnë. Prej asaj kohe, pavarësisht kërkimeve në det, nuk u gjet asnjë prej trupave të zhdukur. Por teksa kërkohej brigjeve të Adriatikut në Shqipërisë, valët e deti i kanë çuar larg trupat e pajetë. /Start/

                                                                                             2011-11-20 15:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›