Iljaz Haxhiaj, trajneri i ri i Naftëtarit
Iljaz Haxhiaj, trajneri i ri i Naftëtarit. Nuk ka vetëm lëvizje bankinash në Kategorinë Superiore, por dhe në Kategorinë e Parë, edhe pse në këtë kompeticion ato nuk janë shumë të bujshme.
Edhe te Dajti është një trajner i ri. Në vend të Sinan Bardhit, është ulur kavajasi Përparim Daiu. Ish-trajneri i Besës debutoi kundër Apolonisë në Kupën e Shqipërisë.
Te Kastrioti pas malaziasit Dervish Haxhiosmanoviç e Shaban Dollakut, tani trajner është Luan Sengla (së fundi drejtoi Olimpikun në Kategorinë e Dytë).Ja trajnerët aktualë të Kategorisë së Parë
Skënderbeu – Renato Rrapo
Dajti – Përparim Daiu
Laçi – Edi Martini
Gramozi – Ilir Qirjako
Pogradeci - Ilir Medini
Luftëtari – Andrea Çulli
Kastrioti – Luan Sengla
Bilisht Sport - Luan Deliu
Naftëtari – Iljaz Haxhiaj
Besëlidhja- Valentin Gjetja
Skrapari – Ylli Shehu
Tërbuni – Ylber Zani
Turbina – Ibrahim Ibaj
Ada – K. Krepi
Burreli - V. Gjoni
Sopoti – B. Kola
E Enjte, 30 Tetor 2008