Partizani, nje “Shpetim” per futbollin e legjendes
Bledar KUKA- “Partizanin nuk e mundi Dinamo, por Shpëtim Duro”. Kjo ishte shprehja që largoi ish-trajnerin e të kuqve nga stoli thënë në mbrëmjen e një të shtune marsi të 2002-it. Ishte data 23 e muajit të tretë të vitit, kur të kuqtë humbën 0-2 me Dinamon e fortë të Farruk Sejdinit dhe ajo shprehje doli nga goja e presidentit të klubit Albert Xhani. Bosi i atëhershëm dhe i sotëm i klubit e deklaroi këtë në një emision sportiv, ndoshta nuk mbahet mend mirë nëse telefonikisht apo direkt në ekran, por kjo rezultoi një “bombë”. Të nesërmen Duro kërkoi sqarime dhe shpalli dorëheqjen e tij të parevokueshme. Një italian anonim, Ticiano Gori, drejtoi Partizanin për disa javë në vazhdim.
Dje, më 27 tetor 2008, plotë 2 209 ditë të shkuara, Shpëtim Duro është sërish zgjedhje e Xhanit si trajner i skuadrës. Hasan Lika deklaroi dorëheqjen për herë të dytë dhe përfundimtare pas asaj të 28 shtatorit kur të kuqtë humbisnin 0-1 në “Qemal Stafa” me Apoloninë. Ishte një tjetër humbje në derbin me Dinamon që vendosi fatin e Duros, madje po me atë rezultat, 0-2. Tashmë kjo humbje e riktheu ndërsa ai merr në dorë një Partizan që për herë të parë që nga viti 2000 ndodhet i fundit në tabelë, krejt i vetëm.
Trajneri Duro: Të kalojmë krizën
Nuk bëri asnjë premtim në prezantimin e djeshëm në orën 14.00 në klub. Nuk mund të bënte. Shpëtim Duro e ka të qartë gjendjen e vështirë të Partizanit në këto momente. “Pranova ftesën e presidentit Xhani sepse jam trajner dhe sepse kam qenë pjesë e Partizanit”, - u shpreh ai në konferencën për shtyp. “Objektivi në këtë moment është që të dalim nga gjendja e vështirë”, - vazhdoi ai. Siç thotë vetë, e njeh skuadrën. “Grupin e lojtarëve e njoh, nuk mund të them se nuk e kam ndjekur Partizanin, - shton, - kam shpresë se do të jemi më lart se ku jemi tani”. I pyetur për gjendjen financiare në klubin e futbollit, Duro anashkaloi duke u përgjigjur me një “kjo nuk është një pyetje së cilës mund t’i përgjigjem unë”. Partizanin e la në vend të tretë më 2002, ndërsa tani e merr në vend të fundit. Në verë të 2001-it kur u caktua trajner, nga të kuqtë ishte larguar Neptun Bajko njeriu që e drejtoi skuadrën në kategorinë e dytë si dhe bullgari Nikolai Arabov që erdhi dhe iku si “veriu”. Para asaj kohe kishte qenë trajner i Dinamos, gjysmëfinalist i Kupës së Shqipërisë më 2000 (eliminuar nga Teuta fituese ... shiko-shiko ... me trajner Hasan Likën), duke qenë provuar edhe Bylisin dhe Apoloninë. Duro ka një përvojë të mirë me skuadrat përfaqësuese të moshave (U17, U19) madje duke qenë pranë kualifikimit për në Europian me U19-ën. Ai punoi si ndihmës i dy trajnerëve të skuadrës përfaqësuese, Hans Peter Brigelit dhe Oto Bariçit.
Presidenti Xhani: Nuk pyesim për kukuvajkat
Ndërsa ai hyn me Mercedesin e tij të zi, një punonjës i klubit e shikon si me të lutur dhe mërmërit me zë të ulët, “a na ke sjellë ndonjë lek o president”. Ndërkohë, Albert Xhani zbret nga makina dhe hyn fillimisht në godinën ku ndodhen zyrat dhe hoteli pa i hedhur asnjë vështrim gazetarëve dhe kameramanëve të shumtë të mbledhur në sheshin e asfaltuar aty përballë. Disa minuta më pas del, bisedon me një person që i afrohet, pastaj, pa fjalë, pranon të intervistohet.
“E pranova dorëheqjen e Hasanit (Likës) sepse ai dhe unë kishim mbi supe barrën dhe lodhjen kryesore, - tha presidenti, - por mos mendoni se Hasani nuk do të jetë më i Partizanit, shumë shpejt ai do të jetë krahu im i djathtë. Mua, Hasanin, Bejkushin, Gencin, Shpëtimin na ndan vetëm vdekja nga klubi. Kukuvajkat le të qajnë dhe të shkruajnë, kurse ju gazetarët i botoni”.
Edhe ai nuk deklaron objektiva, por njëlloj si Duro pohon se duhet dalë nga pozicioni i vështirë. “Jemi në një pozicion që nuk e meritojmë, - gjykoi Xhani, - skuadra ka lojtarë për të qenë shumë më lart. Kemi vuajtur edhe nga gjykimet. Penalltitë, gabimet njerëzore po na ndodhin shpesh”. I pyetur për problemet financiare në klub dhe për akuzat e bëra ndaj Dinamos, ai nuk deshi të zgjatej shumë, por u mjaftua me një “gjendja duhet parë në kompleks”.
“Ne do të mbetemi këtu, - tha ai duke nënkuptuar qartë problemet e dala pas dhënies së trullit ish-pronarëve, - Partizani nuk është vetëm 10 apo 15 vetë, por qindra e mijëra tifozë në gjithë Shqipërinë. Në këto 10 vjet ndoshta nuk kam fituar titull, por kemi pasur skuadër pretendente deri në fund”. Partizani, nën drejtimin e Xhanit fitoi Kupën e Shqipërisë më 2004 dhe ishte pranë titullit kampion sezonin e kaluar.
Tifozët patën të drejtë për Likën
Tifozët dhe dashamirësit e futbollit e kishin gjetur “në kokë” rezultatin në sondazhin “cili trajner largohet i pari” tek “Albania Sporti”. Sondazhi kishte të bënte me trajnerët e Superiores ku Hasan Lika i Partizanit zinte vendin e parë me 34 për qind të votave. Pikërisht të dielën klubi i kuq vendosi të pranonte largimin e Likës duke e zëvendësuar me Shpëtim Duron. Në sondazh, në vend të dytë ndodhet Mirel Josa i Elbasanit me 18 për qind, ndjekur nga Daliç e Canaj me nga 9, por ai që kishte vetëm 8 për qind, Sajmir Malko, gjithashtu u largua. Në sondazh votuan 547 vetë.
Partizani i Xhanit
Sezoni Vendi DNVP*
1999-2000 14** 28
2000-2001 1*** 0
2001-2002 3 17
2002-2003 3 14
2003-2004 4 13
2004-2005 8 38
2005-2006 4 13
2006-2007 4 15
2007-2008 2 5
Mesatarja (në kategorinë e parë): vendi i 5-të (19)
* Diferenca nga vendi i parë (në pikë)
** Rënie në kategorinë e dytë
*** kampion i kategorisë së dytë
27 tetor 2008
E Merkure, 29 Tetor 2008