E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi kërkon rishikimin e TVSH

Hotelet dhe restorantet si pjesë e industrisë turistike kërkojnë rishikimin e nivelit të TVSH-së. Sipas këtyre operatorëve argumentimet për një taksë të vlerës së shtuar të reduktuar për hotelet dhe restorantet bazohet në praktikën që po ndjek BE-ja për sistemin

e TVSH-së së reduktuar në vendet anëtare të saj. Sipas tyre, TVSH-ja prej 20 për qind që aplikohet aktualisht në Shqipëri, si për hotelet ashtu edhe për restorantet, është më e larta krahasuar me një sërë vendesh evropiane e rajonale që kanë industri turistike të zhvilluar. Turqia ka nivel të TVSH vetëm 8 për qind, Greqia 6 deri në 9 për qind, Mali i Zi 7 për qind, Italia 10 për qind, Franca 5.5 për qind, Malta 5 për qind, pra mesatarisht 200 për qind më e ulët se në Shqipëri. Prej vitesh hotelet e tashme edhe restorantet ne vendet e BE-se, sipas direktivave te Komisionit Evropian kane mundësinë te jene subjekt i TVSH-se reduktuar. 20 nga 27 vendet e BE-se kanë një TVSH më të vogël ose baras me 10 për qind për hotelet, kryesisht ato të Mesdheut. Aktualisht bizneset shqiptare të hotelerisë dhe restoranteve, që aplikojnë regjimin e TVSH-së, nuk mund të thuhet se ofrojnë shërbime me çmime konkurruese për të njëjtën cilësi shërbimi krahasuar me fqinjët apo vendet e tjera evropiane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›