Strategjia për veriun nuk mund të prezantohet si dokument i BE
I dërguari i BE për veriun e Kosovës, ambasadori i Italisë në Prishtinë, Mikele Xhifoni ka thënë se strategjia për veriun nuk mund të prezantohet si dokument i Bashkimit Evropian. Me hapjen e zyrës së Shtëpisë evropiane, të EULEX dhe Komisionit Evropian në veri të Mitrovicës,
krijohen parakushtet për ngritjen e kredibilitetit të BE për realizimin e projekteve të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetës së popullsisë së atjeshme, ka thënë Xhifoni. Ai ka theksuar se strategjia për veriun e Kosovës që është hartuar nga institucionet e Kosovës dhe e ka mbështetur i dërguari i BE Piter Fejt nuk mund të prezantohet si dokument i BE. Xhifoni ka thënë për gazetën Blic të Beogradit se ka për detyrë të bashkëpunojë me njerëzit e Komisionit Evropian për të identifikuar problemet dhe në dialog me njerëzit në terren të përpiqet që të gjejë zgjidhje siç është ndërtimi i ujësjellësit infrastrukturës, objekteve publike.