Iluzione të humbura për një administratë publike
Që ne kemi nj shtet, përkundër pëshpërimave qytetare se te ne nuk ka një të tillë, kjo është e sigurt, por ka një dallim, sepse prkundr arsyes publike t ekzistencs s tij, ky shtet funksionon në formën e një organizmi privat. Njerëzit hanë, pinë, marrin frymë, gëzohen, n ver edhe n dimr, marrin pjes, shijojn hapsirn dhe trishtohen pr rrjedhën e pashlyeshme t kohs, nën hijen e çadrës së shtetit t tyre. Fakti q te ne shteti ngjan me një biznes privat, nuk është aq i thjeshtë sa një vëmendje aktorësh, për të mos qenë realitet. Si i tillë, si nj prjashtim dhe si një debulesë instiktive shtetasish, të cilët kanë zhvilluar shqisën e gjashtë të tolerimit për gjithçka ndodh në jetën e tyre, mund të supozohet se privatësia e shtetit shqiptar dhe e pushtetit është shndërruar në një karakteristikë kombtare.
Administrata private zakonisht janë diktaturat, por mund të jenë edhe demokracitë e trazuara, ku ekonomia e tregut dhe biznesi janë perceptime të vrazhda shtetarësh në shërbim të lavdisë mediokre të tyre dhe babëzisë, sikundër ndodh rëndom edhe tek ne. Këto perceptime ngrihen mbi kontradiktën që ekziston mes misionit dhe vizionit të njerëzve që qeverisin dhe bëjnë politikë. Pa lënë mënjanë pasanikët e vjetër pushtetarë të kohës së Berishës President, apo Nanos e Metës Kryeministër, shumëkush mund të vërë në radhë politikanët pasanikë të rinj potencialë. Kush janë ata në një vështrim rrëmbimthi? Janë pikërisht ata, kundërshtarët më të spikatur të kundërshtarëve të vet dhe militantët kobëmëdhenj, që trazojnë ndërgjegjen e qytetarëve të thjeshtë me mediokritetin e tyre. Këta shkojnë në punë edhe në taverna me fuoristrada 100 mijë euroshe dhe kanë vëllezër, kunetër, baxhanakë deri edhe të dashur apo të dashura fitues tenderash e koncesionesh apo zotërues monopolesh në tregun më të mjerë të Ballkanit.. Fuqia e mediokritetit kësisoj nuk është rastësi, por fatalitet i ndrgjegjshëm dhe i paramenduar, po aq sa zhvillimi është i kushtëzuar nga injoranca në pushtet dhe tregu nuk është treg, por kopësht-hob i pronarëve të shtetit, ku mbjellin dhe korin familjarët e tyre dhe besnikët e tyre. Këta besnikë janë drejtorët qelizorë që nuk u hyn kurrë asnjë gjemb në këmbë çfarëdo që të bëjnë me ndërmarrjet dhe institucionet, sepse as shefave të tyre nuk u plas kurrë për asnjë gjë. Vartësit e pushtetshëm janë të nevojshëm aty ku janë, si fshikullues të fatit njerëzor dhe pasurisë njerëzore në bazën e piramidës. Mbi ta është maja. Deputetët fodullë të mazhorancave që sillen me ministritë dhe me institucionet e shtetit privat si me kunatat e tyre.. Dhe pastaj maja e majave sht ekskluziviteti ekzekutiv i shtetit privat..
Le të hedhim pak dritë mbi ironinë e shpresave tona në këtë tokë. Do të shohim atje ndriçuar fare qartë luginën e vetmuar dhe pa mjegull të fatit të artë dhe mundësive qiellore të njerëzve dhe komuniteteve pranë qeverisë dhe pushtetit. Ka disa pyetje për koment, që nuk duan përgjigje, sepse përgjigjet merren me mend. Kush janë bizneset më të fuqishme në vend, dhe pse? Kush janë mediat më të pushtetshme në vend edhe pse? Sa janë të korruptuara gjykatat dhe pse? Pr se prokuroria nuk ka rol n jetn publike, ku akuzat shthuren e shtohen prdit? Sa transparencë ka për qytetarët dhe përse psherëtimat e tyre paralajmërojnë se të tillë nuk mund të ketë në këtë vend? Pse disa media sillen ngrohtësisht rreth pushtetit, si kamerieret n lokalet e nats joshin klientt e pasur? Prse e vrteta q thuhet nga ato sht e paqart si nata dhe prse, shprfillshm, shpesh zbatohen projekte gabim dhe shpenzohen para publike gabim të marra borxh gabim në bankat brenda dhe jasht. Të gjithë e dimë, përgjigjja është e thjeshtë: në Shqipëri ekziston shteti privat. Çështë shteti privat? Është një pronë. Pronë e kujt? Pronë e pushtetit.
Si një biznes, pushteti zakonisht bën një menaxhim të shkëlqyer, në kurriz të jetës publike dhe rezultatet duken në dritën e diellit, sepse ambiciet janë në progres. Në projektet e ëndrrave të njerëzve të piramidës private të shtetit, nuk janë ende, si dikur, fuoristradat dhe vilat luksoze. Ka kaluar kjo kohë arritjesh fillestare. Tani pasioni i tyre nuk është më i tillë. Është shndërruar në etje, në babëzi të rrezikshme për pasuri dhe pushtet pa kufi…
Përballë kësaj babëzie, si nj konkurrencë e munguar, shfaqet inercia popullore e tolerimit; çvazhdim i trishtë i problemeve të mëdha që ka ky vend! Te ne abuzohet përditë me shpresën e humbur publike për të pasur një shtet t vrtet, nj shtet publik, që do tu shërbente qytetarëve dhe arsyes se përse shteti zakonisht krijohet dhe ekziston. Pse abuzohet? Dhe pastaj, përse nuk kundërshtohet? Sepse, taksapaguesit u binden instinktivisht ligjeve të shtetit privat, por edhe inercisë së rutinës, që do të thotë se shqiptarët pranojnë kaq shumë në kurrizin e tyre, sa ngjajnë vazhdimisht me nj komunitet pa rezistencë. Mund ti gënjesh, ata t dëgjojnë. Mund ti shpërdorosh, mund ti fyesh, mund ti lësh në haresë, ata sillen si besimtarë. Mund ti lesh pa energji, pa ilaçe, pa drejtësi, pa dinjitet, ata do t jen etalon i durimit. Pse? Sepse në kohn ton, n perceptimin qytetar, ku shteti sillet si nj biznes familjar i konsoliduar, privatsia e shtetit është sfida m e madhe e kundrshtive civile.
Shteti ynë privat afron ngutësisht me rendet skllavopronare. Dëshmi e turpshme e kësaj ngjashmrie është autoriteti i shpërfilljes, sjellja mbretërore e liderëve, sfida e nnkuptuar e njerëzimit. Shqiptart vidhen përditë. Prindrit, por edhe fmijt tan, edhe ne vet, sjemi gj tjetr veçse ingranazhe t brishta fitimi pr monarkin private t politiks private; qytetart e ktij vendi shfrytëzohen, poshtërohen, manipulohen dhe nuk protestojnë: shteti nuk është një mjet për të përdorur pushtetin e dhënë në shërbim të qytetarëve, pr t ngritur cilsin e jets publike. Shteti sht nj ndërmarrje private, n shrbim t pushtetit t dhn gabim.
Ashtu si diktaturat, shtetet private në vende me demokraci të sëmurë si Shqipëria, kanë momentet e veta, që bëjnë diferencën edhe mallkimin. Nuk vlerësohen vlerat civile, por shërbimet private të bazës për kupolën. Aftësia nuk është kriter, sepse besnikëria është kusht për karrierë. Liderët e kanë përpjekur fort kokën në përzgjedhjen e njerëzve që mbajnë rrotull, jo sepse u intereson profesionaliteti dhe intelektualiteti i tyre. Ekipet nuk janë të tilla, por janë klane besnikësh, me dyer të mbyllura. Ku janë vizionarët e pushtetit, ambiciet e tyre, në këtë kohë të mrekullueshme për të bërë karrierë publike, sepse problemet janë sa një mal? Nuk ka! Nuk ka, sepse ky është një shtet privat, që ushqen vetëm lakmitë. Ku janë ndryshimet dhe sidomos, pse nuk ekziston sinqeritet për mungesën e tyre. Rreth vicioz, rrugë pa dalje, hapësirë boshe, sepse ne, ndryshe nga fqinjët perëndimorë që aspirojm, jemi të dënuar dhe të ndëshkuar të jetojmë nën thundrën shtypëse të një shteti privat.
Korrupsioni nuk është rastësi në shtetin privat të shqiptarëve. Nuk është as një fenomen kaq thjesht shoqëror. Është një kusht themelor. Është shkaku i shndërruar në pasojë dhe anasjelltas, për të përligjur, apo së paku shpjeguar dukurinë dhe dinakërinë e pushtetit. Lidhja është e fuqishme. Korrupsioni është kushtetuta e heshtur e shtetit privat, neni i parë i së cilës flet për manipulimin zgjedhor. Ky manipulim është si trokitja e parë e fatalitetit publik të taksapaguesve. Çfarë ndodh për rrjedhojë? Korrupsioni nuk është vetëm vjedhja dhe pandershmëria teorike e pushtetit, por edhe ushqimi real i pushtetit. Përposh demagogjisë për luftën zero tolerancë, fshihet nënqeshja e autoritetit privat. Pushteti e di se korrupsioni i thellë do të thotë qeverisje e gjatë dhe liderë që piqen, digjen e mplaken në pol
