E Diel, 1 Nëntor 2026

Dymbedhjete prioritetet Gert Bogdani

Procesi i integrimit evropian te Shqiperise eshte objektivi me madhor politik per Shqiperine dhe shqiptaret. Si i tille ky duhet te jete edhe objektivi me madhor i cdo qeverie shqiptare dhe i cdo force politike. Por realiteti shqiptar flet ndryshe! Nderkohe qe objektivi paresor i Partise Demokratike, dhe ka qene i tille qe nga themelimi i saj 20 vjet me pare; integrimi evropian i Shqiperise shkon ne drejtim te kundert me objektivat, deshirat dhe trashegimine e opozites se sotme.
Nderkohe qe qeveria punon dhe permbush reformat dhe standardet per te arritur kete qellim dhe shenon progres te ndjeshem, opozita jo vetem nuk behet pjese e procesit, por perkundrazi behet pengese e tij. “Lideret politike shqiptare ne te gjithe krahet e politikes, kane mundesine historike te sjellin Shqiperine ne Bashkimin Evropian, duke permbushur nje aspirate te kahershme”, do te deklaronte Komisioneri per Zgjerimin, z. Stefan Fule.
Por realiteti shqiptar flet ndryshe! Nderkohe qe liberalizimi i vizave dhe integrimi evropian jane premtime madhore dhe objektiva kryesore te kesaj mazhorance, liberalizimi i vizave tashme realitet dhe premtim i permbushur. Lideri i opozites jo vetem ka zgjedhur ta anashkaloje kete mundesi, por mbi te gjitha punon kunder saj! Mbase ne syte e qytetareve shqiptare nuk dallohet qarte cfare kerkon lideri i opozites, mbase as ai vete nuk e di se cfare kerkon; te hapen apo te mos hapen kutite, te ngrihet apo te mos ngrihet komisioni, bojkoti, protesta, apo greva. Por ajo qe eshte e qarte, eshte fakti qe i ka humbur qytetareve shqiptar nje vit e gjysme kohe, me medyshjet dhe dyshimet e tij. Ajo qe eshte e qarte ne syte e qytetareve shqiptare eshte qellimi final i tij: bllokimi i integrimit
evropian te Shqiperise, bllokimi i Shqiperise dhe shqiptareve. Se pari ishte bllokimi i vizave, por kjo nuk ndodhi! Nuk ndodhi per nje arsye te thjeshte, sepse fatmiresisht asgje nuk ishte ne dore apo deshire te opozites. Sepse, per shkak, te metamorfozes se liderit te opozites nga drejtuesi i nje partie politike ne nje drejtues OJQ-je, duke u mbeshtetur ne shembullin e atyre te falimentuara tashme, punoi dhe u mundua te demtoje imazhin e Shqiperise, te hedhe balte mbi vendin e tij, jo per disa fonde me shume sic bejne keshilltaret e tij, por per te bllokuar liberalizimin e vizave. Por, jam i sigurt qe ky eshte fenomen i nje grupi te vogel njerezish ne drejtimin e Partise Socialiste, pasi nuk besoj se ka qytetar shqiptar, qofte edhe votues i Partise Socialiste, qe te deshiroje nje gje te tille per vendin e tij dhe te hedhe balte mbi Shqiperine. Por sot e di cdo shqiptar, i madh dhe i vogel, i majte dhe i djathte, qe ai deshtoi! Kjo per faktin, se gjithcka dhe cdo gje, ishte kerkese teknike per permbushje kushtesh dhe standardesh nga qeveria shqiptare, cka u
realizua me sukses. Sot cdo shqiptar, i majte apo i djathte, mund te levizi i lire dhe pa viza ne Bashkimin Evropian dhe ky eshte fakt! Sic eshte fakt gjithashtu, mbase edhe per ironi te fatit, qe qytetari i pare shqiptar qe kaloi kufirin me Greqine dhe pa vize, ishte qytetari me mbiemrin Rama. Levizja e lire e shqiptareve sot shenon arritjen me te madhe per lirine dhe dinjitetin e cdo shqiptari. Shenon kurorezimin dhe shnderrimin ne realitet te endrres qe 20 vjet me pare frymezoi te rinjte dhe qytetaret shqiptare te nisnin levizjen e dhjetorit. Rruga per te mberritur ketu ku jemi sot, nuk ishte e lehte dhe pa pengesa. Nga vendi me i izoluar i Evropes, deri me sot rruga ka qene shume e gjate. Nga vendi me ekonomine me te dobet dhe korrupsionin me te larte dhe ne listen e zeze te Evropes, ku e la Shqiperine qeverisja socialiste ne vitin 2005, deri me sot, rruga ka qene shume e veshtire. Por, ne nje kohe rekord, do ta quaja, per nga numri i reformave te ndermarra dhe ndryshimeve te arritura, Shqiperia u hoq nga lista e zeze e Evropes, u anetaresua plotesisht ne Aleancen me te madhe te Perendimit, ne NATO, firmosi dhe ratifikoi MSA-ne, dorezoi dhe plotesoi pyetesorin per statusin e vendit kandidat, zhvilloi zgjedhje me standarde evropiane dhe perendimore, te certifikuara nga OSBE/ODIHR, Departamenti i Shtetit dhe te gjithe aktoret nderkombetare, permbushi kushtet dhe standardet per liberalizimin e vizave. Keto, te nderuar kolege, jane fakte, e zeze mbi te bardhe, te votuar
dhe firmosur tashme, te shkruar ne historine e popullit shqiptar. Ashtu sikurse eshte fakt i fresket ne memorien e cdo qytetari shqiptar, qe opozita jo vetem u veteperjashtua nga te gjitha keto procese, por mbi te gjitha, pengoi, protestoi, dergoji ‘flete-rrufe’ dhe bojkotoi keto vendime. Por sot, ju keni mundesine te largoheni nga trashegimia qe la Shqiperine dhe shqiptaret te izoluar per dekada me radhe. Sot keni mundesine te zhbeni, bojkotin nje vjecar te Parlamentit, protestat dhe grevat, qe i bete ne emer te transparences, por me qellimin e ngushte te bllokimit te heqjes se vizave dhe pengimit te integrimit evropian
te Shqiperise. Sepse, nese ka nje arsye, pse nuk u mor statusi i vendit kandidat, eshte diskursi i juaj politik dhe ne kete rast faji nuk eshte jetim, por teresisht i kryetarit tuaj.
Megjithate, sic u shpreh Komisionari i Zgjerimit Fyle, Shqiperia ka mundesine qe te marre statusin dhe te hape negociatat vitin qe vjen, sepse pavaresisht asaj qe thoni dhe deshironi, Shqiperia eshte ne drejtimin e duhur. Objektivi eshte real dhe rruga eshte shume e qarte, filloni te jepni kontributin tuaj ne proceset integruese, filloni te votoni ligjet dhe reformat ne Parlament, (sepse deri me sot keni ushtruar detyren e votes vetem tre here, nje per komisionin parlamentar, nje per trashegimine e ish-diktatorit Enver Hoxha, dhe nje here per deputetin qe abuzon me fondet publike. Jo ne interes te integrimit te Shqiperise, jo ne interes te shqiptareve, po per interesa krejtesisht
personale). Dymbedhjete prioritetet e kerkuara nga Komisioni Evropian jane te qarta dhe te thjeshta. Sic eshte e qarte dhe e thjeshte detyra e cdo deputeti ne Kuvendin e Shqiperise. Sepse vota e cdo qytetari shqiptar, eshte vote e perfaqesimit te tij ne kete Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›