Ilva Tare divorcohet, por shkon ne bregdet me miqte e vjeter
Ilva Tare i ka dhene fund marteses. Gazetarja e njohur dhe bashkeshorti i saj jordanez, Majd Nuri Shafiq, jane divorcuar me nje vendim te dhene dje nga ana e gjyqtares se ceshtjes, Fiqerete Mullaj, ne Gjykaten e Tiranes. Zgjidhja e marteses eshte kerkuar nga vete gazetarja Tare, me nje kerkese te depozituar ne qershor te ketij j viti. Nderkohe, ne seancen e fundit, ku eshte dhene edhe vendimi, asnje prej ish-bashkeshorteve nuk ka qene i pranishem ne salle. Por, edhe pse ne gjykate eshte perfaqesuar nga avokati i saj, gjate ketyre diteve, Ilva ka qene ne Shqiperi. Ajo ka ardhur ne Tirane pak kohe me pare dhe nga sa mesojme, ndodhej ketu per mbledhur disa materiale, rreth temes se masterit, qe po mbron ne Angli. Por, pavaresisht situates perpara divorcit, Ilva ka perfituar nga stina e ngrohte per te shijuar disa dite pushime ne bregdetin shqiptar, ndoshta edhe per faktin se Londra nuk ia ofron kete mundesi. Ajo eshte pare ne fillim te javes ne plazhin e Vlores e shoqeruar nga miku i saj i dikurshem, gazetari Arian Konomi dhe nje mikeshe tjeter. Me sa duket, grupit i ka munguar gazetarja Rudina Xhunga, e cila, nga sa kemi mesuar, ndodhet ne Angli. Por qendrimi i Ilva Tares ne Shqiperi, duket se edhe kete radhe nuk do te jete i gjate. Pikerisht diten e djeshme, kur eshte dhene edhe vendimi per divorcin, ajo ka qene ne Tirane, ndersa pritet, qe shume shpejt, te kthehet serish ne Londer. Pak kohe me pare, ne mediet roze, u be i ditur lajmi se Ilva Tare kishte kerkuar divorcin nga bashkeshorti. Ky lajm do te pasohej nga nje lajm tjeter, qe e mohonte kete fakt, ndersa vete Ilva gjate gjithe kesaj periudhe ka refuzuar te jape komente. Keshtu qe, shume prej lexuesve, tashme u mbetet vecse te kujtojme Ilven nuse dhe dasmen madheshtore te gazetares, dy vjet me pare, ne hotel “Rogner”. Menjehere pas marteses, Ilva u largua drejt Anglise, ku eshte vendosur pergjithmone. Megjithate, ne kete rast, nuk duhet te anashkalojme faktin, qe gjate kesaj periudhe, pavaresisht problemeve ne cift, karriera e gazetares se njohur, ka shenuar gjithmone rritje. Se fundmi, ajo eshte shfaqur ne televizionin Al Jazeera, ne Londer.