Vlore: Trafiku ne rruget e qytetit, problem per plazhistet
Rritja e numrit te vizitoreve qe zgjedhin Vloren, per te kaluar pushimet, ka bere qe qyteti te tejmbushet me automjete. Trafiku ne qytet eshte nje nga problemet kryesore ne kete periudhe, ndersa shume qytetare e turiste ankohen per situaten e renduar. Aktualisht, numri i automjeteve, qe qarkullojne ne rruget e qytetit, eshte rritur ndjeshem, ndersa radhet e gjata te makinave neper rruge vijojne te jene shqetesim per qytetaret. Sipas drejtuesve te policise rrugore, jane marre te gjitha masat qe situata te jete e qete, por fakti qe qyteti bregdetar ka vetem nje rruge kryesore, ate Vlore-Uji i Ftohte, ben qe fluksi i makinave te jete i madh ne kete rruge. Aktualisht, rrugoret kane marre masa, duke shtuar numrin e efektiveve te policise, qe jane te shperndare ne kryqezimet me problematike, ndersa vijojne edhe kontrollet per krijimin e nje situate te qete ne trafik. Dy periudhat me te veshtira ne trafik mbeten mengjesi, rreth ores 08:00-09:00, orari kur frekuentohet me shume plazhi dhe mesdita, nga ora 13:00-14:00, kur nje pjese e mire e pushuesve kthehen, per t’u pasuar me pas nga mbremja, qe padyshim eshte “gangrena” e trafikut ne Vlore.
Radhe te gjata automjetesh, bori qe bien e minuta te tera per te pershkruar aksin kryesor prej vetem 1.5 km, nga xhamia ne Uje te Ftohte, ndersa e njejta situate e renduar prezantohet edhe ne pjesen tjeter te rruges kryesore, nga Skela ne Uje te Ftohte, e cila eshte vetem 2 km e gjate. Aktualisht, rruget e qytetit te Vlores jane te dyndura me automjete, pjesa me e madhe e te cilave jane nga rrethe te ndryshme te vendit, apo nga vizitore te tjere, qe vijne nga shtete te ndryshme, per te kaluar pushimet ne Shqiperi. Sipas drejtuesve te trafikut, jane marre masat per evitimin e aksidenteve, apo incidenteve te ndryshme ne rruget e qytetit, ndersa jane penalizuar te gjithe kundervajtesit, te cilet thyejne rregullat e qarkullimit. Rrugoret jane shprehur te vendosur qe kete vere situata ne rruget e qytetit te jete me e qete, duke pasur keshtu me teper prezence te tyre ne rruget e qytetit, ndersa kerkojne ne kete menyre edhe mbeshtetjen e qytetareve, qofshin keta drejtues mjetesh, apo kembesore, me qellim qe te respektojne rregullat e qarkullimit rrugor dhe kodin rrugor, per te evituar aksidentet qe gjate veres shtohen ndjeshem, jo vetem per shkak te trafikut te renduar ne qytet, por edhe per shkak te alkoolit, e frekuentimit te lokaleve te nates, ku konsumimi i pijes ndonjehere kalon dhe kufijte.
Jana Canaj, maturante, “Ne mbremje kafe me pelqen Skela”
Duke e cilesuar Vloren si bregdetin me te mire per pushime, maturantja Jana, e cila sapo ka filluar pushimet, pas nje viti te ngarkuar shkollor, ka nisur te shijoj edhe kafet me shoqerine. “Me pelqen te bej pushimet ne Vlore, sidomos tani qe mbylla dhe shkollen. Gjej mundesine per te shkuar ne plazh e te kaloj kohe te bukur me shoqerine time. Vlora eshte super. Ne mbremje eshte edhe me bukur, edhe pse eshte shume e tmerrshme te levizesh me kete trafik. Gjithmone rruget jane plot me makina e mezi del. Mua me pelqen zona e Skeles ne mbremje. Aty e pi zakonisht kafen, eshte e bukur dhe me krijon mundesi te jem me shoqerine time. Gjate veres kenaqesh ketu, se dimri eshte i zymte.
Andrea Serillo, turist italian, “Vlora eshte bere pjese e imja”
Duke e cilesuar shijen e veres vetem nepermjet plazhit dhe jetes se nates, turisti italian ka zgjedhur Vloren per pushimet e tij. Eshte prezantuar me qytetin bregdetar nepermjet punes, por mbresat s’e lene te largohet me nga Shqiperia gjate veres. “Nuk eshte hera e pare qe vij ne Shqiperi, dhe as ne Vlore. Mua me ka pelqyer gjithmone ky qytet. Fillimisht kam ardhur per pune, ndersa tani me eshte bere pjese e imja. Vij shpesh dhe me pelqen te kaloj disa dite pushimesh ketu. Duhet pak me shume pune nga te rinjte qe te mos jete vetem fundjava plot, por te gjitha ditet. Tani eshte vere dhe plazhi gjate dites e klubet gjate nates, kjo eshte shija e veres. Trafiku ka pak probleme ketu, pasi edhe njerezit nuk i ngasin mire makinat, por ne teresi eshte mire”.
Agim Shehu, pensionist, “Vloren ja vlen ta vizitosh”
Frekuenton mengjesin dhe mbremjet per te shijuar qytetin e tij, por nuk harron te theksoj se ndryshimet e fundit e kane bere akoma me te bukur Vloren. “Une nga Vlora jam, e gjithmone ky qytet me eshte dukur i bukur. Nuk ka se si te jete ndryshe. Vlora eshte nje qytet qe ja vlen ta vizitosh. Per me teper qe edhe ato pak probleme qe ka pasur kohet e fundit me ambientin e papaster tashme eshte rregulluar. Kryetari i Bashkise ka punuar mire. Ka bere disa rruge e disa parqe, qe te mund te rrine edhe ne pensionistet. Sidomos ne darke. Une shkoj ne mengjes heret ne plazh, e ne mbremje pastaj bej nje xhiro buze detit, kete do t’ju keshilloja edhe bashkemoshatareve te mi. Vlora eshte nje qytet shume i bukur, por edhe njerezit e saj jane shume mikprites, s’ka cfare te doje me shume nje pushues”.
Besart Shahini, menaxher, “Ky qytet e meriton te jete njeshi”
Me gjithe ngarkesen e punes, menaxheri, e gjen kohen per te shijuar detin, pa te cilin nuk e kupton veren. “Pergjithesisht me takon te pushoj pak, per shkak te punes, por kur mund i vjedh ca ore per te shkuar ne plazh. Me pelqen deti, dhe ky, jam i bindur se, me i bukur se ne qytetin e Vlores nuk eshte askund. Vlora ka bukuri te panumerta, jo vetem lokalet, te cilat per te gjitha kategorite, por edhe vende te ndryshme natyrore, disa edhe krejt te pashkelura. Pastaj eshte mire qe njeriu t’i kushtoje vetes kohe pushimesh. Mbremja ne Vlore me pelqen me shume se cdo gje tjeter. Sidomos nga rrapi e tutje. Eshte qetesi dhe ajer i paster. Diskot jane vakur pak, edhe pse s’kane filluar te vine mire pushuesit. Po ne teresi, ky qytet e meriton te jete njeshi”.
Besian Bodo, biznesmen, “Duhet pak me shume pune”
Me gjithe dashurine qe ka per Vloren, nuk nguron te ngreje shqetesimin e tij se kerkon me shume investime. “Une me Vloren jam i lidhur me te gjitha. Ka bukuri shume te vecanta. Ajo qe une mendoj per plazhet ne Vlore eshte se duhet pak me shume kohe per te marre veten. Duhet ende pune per pastertine dhe njekohesisht per situaten e plehrave, qe ka ne shume zona te plazheve. Rruget jane bere disi mire, por ata kane lene disa puseta te hapura ne mes te rruges, qe e demtojne shume makinen, shpenzimet per te cilen sa vijne e rriten. Le te shpresojme se do te dine te punojne mbase ne nje te ardhme, e te mos vjedhin kaq shume. Duhet pak me shume pune nga ana e bashkise ne keto zonat publike, por edhe privati s’duhet te lere pas dore plazhet, pasi e ka punen e tij. Me shume perkushtim, dhe Vlora do te kete edhe me shume turiste”.
Christian Chekko, turist italian, “Ketu shume gjera i paguajme si ne Itali”
Turisti italian shfaq cudine se si nje vend kaq te bukur si Vlora, per fat te keq ka njerez, te cilen nuk kujdesen per ta ruajtur. “Une kam ardhur me disa miq te mi. Vijme shpesh ne Vlore. Rrime ne nje hotel ne fakt qe eshte shume i bukur vetem se me thene te drejten cmimet jane pak te shtrenjta, ketu ne shume gjera i paguajme si ne Itali. Te mendosh, qe jo gjithcka eshte perfekte, te pakten duke pasur parasysh harxhimet qe behen nga nje pushues. Sherbimi le pak per te deshiruar, ndersa njerezit ne teresi jane mikprites. Eshte qytet i bukur Vlora dhe plazhin e ka shume te bukur. Eshte nje mrekulli e natyres ketu dhe eshte mekat te mos kujdeseni per kete qytet te mrekullueshem. Une jam i kenaqur qe po kaloj nje jave ketu dhe, pa dyshim, do te rikthehem ne kete qytet”.
Julian Melaj, student, “Duhen lejuar skafet per pushuesit”
Sipas studentit, qe jeton ne Itali, i vetmi problem ne vendin e tij te preferuar per pushime, qe eshte Vlora, eshte mungesa e skfave per xhiro. “Kam ardhur tani nga Italia. Une studioj aty. Shikoj qe nga viti i kaluar jane bere permiresime ketu ne Vlore. Rruge te shtruara. Lulishte gjithandej, me pelqen shume. Vetem se me habisin pak ndertimet e shumta qe po behen ne Vlore. Eshte per t’u habitur cfare zhvillimi po merr ky qytet. Plazhet ketu jane super. Vetem se duhen lejuar ato te shkretet skafe se na merr malli te bejme nje xhiro. Mire eshte qe te mbaroje ai moratoriumi qe edhe turistet te kene mundesi te shijojne xhirot me skaf, apo te shikojne bukurite e Sazanit e Karaburunit. Eshte gjynah mos te shohesh qytetin e Vlores nga deti, eshte mrekulli”.