Imam Vehbi Ismaili nje jete kleriku ne sherbim te harmonise fetare

Shtepia botuese Logos-A ne Maqedoni ka shtypur para disa kohesh nje permbledhje shumevellimeshe me shkrimet dhe perkthimet e Imam Vehbi Ismailit i cili ka qene udheheqes i njohur i komunitetit mysliman shqiptar ne Shtetet e Bashkuara. Tradita shqiptare e tolerances fetare eshte nje dukuri tashme proverbiale. Imam Vehbiu pervecse njeri i fese ishte edhe nje patriot qe ndihmoi per ta cuar me tej vellazerimin mes shqiptareve te Amerikes pavaresisht nga besimet e ndryshme te tyre. Kolegu yne Ilir Ikonomi bisedoi me redaktorin e shtepise botuese Logos-A Afrim Gashi.
Imam Vehbi Ismaili i cili u nda nga jeta ne vitin 2008 ishte nje nder ata klerike qe i mbeti besnike tradites shqiptare per ta lidhur ngushte besimin fetar me dashurine per atdheun. Ashtu si Fan Noli qe perktheu liturgjine greke ne shqip edhe Imam Vehbiu e mbajti me kembe shkrimin e Islamit ne gjuhen shqipe.
Vepra e Imam Vehbi Ismailit ka nje rendesi te vecante jo vetem per letrat shqipe ne pergjithesi por ne islamistiken shqipe ne vecanti sepse koha kur ka botuar ai eshte shume karakteristike per shkak te ndalimit te fese ne Shqiperi dhe per shkak te botimeve te shqiptaret ne Jugosllavi. Ne ate kur ai shkruante dhe vepronte ishte njeriu i vetem qe shkruante islamin ne gjuhen shqipe.
Ajo qe na dallon neve shqiptareve nga popujt e tjere - thote zoti Gashi - eshte edhe menyra si e praktikojme ne Islamin sepse tek shqiptaret Islami nuk eshte perplasur me kulturen shqiptare keshtuqe feja dhe kultura shqiptare kane bashkejetuar mes tyre. Veprat e Imam Vehbi Ismailit jeta dhe veprimtaria e tij ketu ne Shtetet e Bashkuara eshte tregues se Islami te shqiptaret dallohet nga ai te kombet e tjere.
Sipas zotit Gashi Logos-A zgjodhi te botoje Imam Vehbi Ismailin sepse shkrimet e tij flasin per harmoni tolerance dhe respekt mes shqiptareve si komb me tre besime te ndryshme.
Ne historine shqiptare thoshte Imam Vehbiu do te shohesh qe kleriket kane qene prijes ne perpjekjet per te fituar lirine qofte katoliket qofte myslimanet qofte orthodokset. Nje klerik i ndershem nuk e tradhton atdhene kurre.
Me perkthimet e tij te shumta Imam Vehbiu ua solli shqiptareve Islamin ne gjuhen shqipe qe ata ta kuptonin me mire thelbin e tij.
Nje element i rendesishem i veprimtarise se Imam Vehbi Ismailit eshte pikerisht perkthimi i veprave nga gjuha arabe dhe nga gjuhe te tjera ... duke u mundesuar shqiptareve ta mesojne Islamin me qarte dhe me mire nga burime me te pasura me te sigurta.
Botuesit i kane sjelle veprat e Imam Vehbi Ismailit pa nderhyre ne menyren e tij te te shkruarit.
Ne konsultime me eksperte te ndryshem ne vendosem qe serine ta botojme ne gjuhen origjinale me te cilen ai i ka shkruar. Ai ka vepra qe i ka botuar para Kongresit te Drejtshkrimit dhe dihet qe ai ka ikur mjaft i ri ne Egjipt shumicen e veprave i ka me te folmen shkodrane. Duke dashur te ruajme origjinalitetin e veprave te tij ne i kemi lene ato ne gjuhen ne te cilen ai i ka shkruar thote zoti Gashi.
Vitet e fundit ka patur shqetesime rreth perhapjes se vehabizmit nje lloji me radikal te Islamit sidomos ne Maqedoni. Zoti Gashi mendon se kjo prirje tashme eshte kapercyer.
Tendencat e rrymave te reja jane shume te voneshme ne Maqedoni por edhe ne te gjithe Ballkanin. Une mendoj qe eshte pershtypja e tille por ne qe jemi ne Shkup mund te themi se kjo eshte nje pjese shume e shkurter e asaj historie mund te themi te hidhur qe e kemi tejkaluar shume shpejt dhe besoj qe jane vendosur themele mjaft te mira qe rryma te tilla mos te paraqiten dhe mos te zene vend ne kulturen shqiptare dhe ketu nje rendesi te vecante ka edhe veprimtaria e Imam Vehbi Ismailit sepse ajo veprimtari eshte nje udherrefyes se cili eshte islami shqip si shkruhet islami shqip cila ka qene tradita dhe historia e imameve dhe klerikeve shqiptare.
Ne nje interviste te vitit 2000 Imam Vehbiu u shpreh keshtu per tolerancen fetare te shqiptareve Toleranca fetare nuk ka shembull si ne Shqiperi. Si ka qene ne Shqiperi perpara luftes... per shembull vinte dita e flamurit hoxhallaret prifterinjte shkonin ne xhami pastaj ne kishe beheshin festimet.
Seria e librave te Imam Vehbi Ismailit eshte nje botim luksoz qe i ben nder kesaj figure te shquar atdhetare dhe fetare shqiptare.