E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Miratohet ligji per hetime te EULEX-it mbi trafik organesh

Ne Shqiperi qeveria njoftoi sot miratimin e nje ligji te posacem i cili i njej misionit Eulex ne Kosove autoritetin per te zhvilluar hetime edhe ne Shqiperi lidhur me akuzat e perfshira ne raportin e relatorit te Keshillit te Europes Dick Marty per nje trafik te mundshem organesh te zhvilluar nga UCK ne fund te viteve 90 edhe ne territorin shqiptar.

Kryeministri Berisha saktesoi se ligji i cili do te duhet te kaloje me procedure te pershpejtuar ne parlament krijon bazen e nevojshme per nje hetim te plote. Zoti Berisha perseriti edhe nje here qendrimin e autoriteteve shqiptare se Raporti Marty nuk bazohet ne asnje fakt evident dhe se relatori i Keshillit te Europes eshte i njohur sipas tij per qendrimet antishqiptare. Pavaresisht kesaj Shqiperia ka theksuar gjithnje gatishmerine e saj per hetimin e kesaj ceshtjeje duke mbeshtetur idene se hetimet do te mbyllnin nje kapitull shpifjesh te renda sipas autoriteteve shqiptare.

Dyshimet per nje trafik te mundshem organesh kane qarkulluar prej kohesh. Ne fillim te viteve 2000 prokuroret e Hages zhvilluan nje hetim i cili u mbyll per mungese provash. Me pas debatet u rihapen pas botimit te nje libri te prokurores se Hages Carla del Ponte ndersa ne fund te 2010 anetari i asamblese se Keshillit te Europes paraqiti raportin e tij i cili u miratua ne Janar te vitit te kaluar. Grupi i hetuesve te Eulex drejtohet nga prokurori amerikan John Clint Williamson.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›