Imami: Alternativa e Ramës është rritja e taksave për qytetarin
ELBASAN- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në cilësinë e kryesuesit të zgjedhjeve elektorale të PD-së në qarkun e Elbasanit, deklaroi të shtunën se alternativa e Ramës është rritja e taksave për qytetarin.
Në mitingun për çeljen e fushatës në Belsh, Elbasan, Imami kërkoi votën e tyre për vazhdimin përpara në rrugën e zhvillimit të vendit. "Alternativa jonë sjell zhvillim, rritje të mirëqënies për qytetarët, një klimë më të mirë për biznesin. Në katër vitet e ardhshme do të bëjmë më shumë për zhvillimin ekonomik. Ju do të zgjidhni ndërmjet alternativës së zhvillimit, punësimit dhe alternativës së bllokimit dhe bojkotit", deklaroi Imami.
Ai tha se Rama votoi kundër ndërtimit të tunelit Elbasan-Tiranë, vepër kjo që do të inaugurohet pas pak ditësh. Sipas Imamit, investimi i rrugës dhe tunelit, është një investim madhor dhe vendimtar për të ardhmen dhe zhvillimin e qytetit, duke u bërë atë kërthizën e Shqipërisë.
(ata/BalkanWeb)