Imami: Bashkia të na ndihmojë për një xhami më të madhe në Tiranë
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka rikërkuar kthimin e territoreve të saj në kryeqytet dhe lejimin e ndërtimit të një xhamie të madhe, e cila do të bëhet qendra e myslimanëve të Tiranës. Me rastin e festës së Bajramit të Madh, imami i Tiranës, Shaban Saliaj, i bëri thirrje bashkisë së kryeqytetit që të mos ndalojë projektin e Komunitetit Mysliman për ndërtimin e një xhamie të re.
Ai theksoi se tashmë në Tiranë, pas ndërtimit të katedrales katolike dhe asaj ortodokse që po ndërtohet në krah të Ministrisë së Mbrojtjes, ka ardhur çasti që edhe myslimanët të kenë një xhami të këtyre përmasave. “Në një kohë kur janë ndërtuar katedrale katolike dhe ortodokse, myslimanët, që përbëjnë shumicën e popullsisë, nuk kanë asnjë xhami të këtyre përmasave”, – tha imami.
Thirrja e Komunitetit Mysliman Shqiptar për ndërtimin e një xhamie të madhe në kryeqytet ka qenë e vazhdueshme. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça, vetëm pak ditë më parë i bëri një thirrje politikës për të mos ndaluar përhapjen e kulteve të reja në vend. “Nuk na mjaftojnë objektet që kemi për t’u falur dhe shpresojmë të ketë të reja”, - deklaroi kreu i myslimanëve shqiptarë.
Komuniteti Mysliman është bërë pronar i një pjese të qendrës së Tiranës, pas vendimit të marrë një vit më parë nga qeveria. Këshilli i Ministrave ka miratuar tetorin e kaluar vendimin për kalimin e një sipërfaqeje toke në qendër të Tiranës si pronë e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 1185 metra katrorësh në krahun e djathtë të hyrjes së “Rrugës së Kavajës”, me vendndodhje pranë Dhomës së Tregtisë.
Kjo duket se është një ndër pikat më të favorshme për ndërtimin e një xhamie të madhe në kryeqytet, jo vetëm për madhësinë e truallit, por edhe për shkak të vendndodhjes së favorshme të saj.