Kadareja recitues; “Poezia do tingullin, i nevojitet instrumenti, ky është zëri njerëzor”
Tingëllima e zërit të regjistruar të Kadaresë kur reciton poezinë “Elegji për Kosovën” duket shumë i largët, gati mistik. Ndërsa sallën “Tefta Tashko Koço”, në Ministrinë e Kulturës, e ka mbushur errësira jo e thellë, ku pamja virtuale mbi pëlhurën e bardhën nuk ka për qëllim të të emocionojë. Por, thjesht të të tregojë se si poezia ka nevojë për instrument dhe në këtë rast është zëri.
Shqipëria është në listën e 45-ta, ku deri tani janë regjistruar dy zëra, Ismail Kadare dhe Rudolf Marku, ndërsa përfshihen dhe poetë nga Kosova. Është një listë e gjatë në vijim prej 400 poetësh, në 40 gjuhë dhe sërish në shifra mund të dëgjosh rreth 5 mijë poezi.
Ky është projekti më i ri ndërkombëtar “online”. Është prezantuar ky projekt nga drejtori i Festivalit të Poezisë në Berlin, Dr. Thomas Wolfahrt, në kuadër të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Poeteka”, organizuar nga 22-28 shtator.
Si mund të promovohet poezia në kohët moderne me mjete moderne? Duke e parë poezinë si shprehja më e arrirë e qenies njerëzore, kjo pyetje bëhet kur ajo nuk është fort e përfaqësuar. Me titullin doktor në letërsi dhe muzikë, Thomas Wolfahrt ka qenë drejtues i shumë projekteve dhe nismave mbi letërsinë, ku edhe ky projekt virtual e ka synimin një problem kyç të poezisë: shpërndarjen dhe përkthimin.
“Poezia është një lloj i veçantë arti, i pavarur, diçka mes muzikës dhe prozës dhe ajo çka e bën një poezi të shfaqet është tingëllimi, pra poezia ka nevojë për instrument dhe në këtë rast është zëri njerëzor”, - është shprehur Wolfahrt, duke treguar se Shqipëria është bërë pjesë e këtij network-u, ku përkthimet nga shumë gjuhë bashkëshoqërohen dhe me zërin e regjistruar. Gjithashtu
Dr. Wolfahrt tregon se po punon njëkohësisht për përgatitjen e një botimi antologjik me poezi në dy gjuhë, që do të shoqërohet me një CD, me zërat origjinalë të regjistruar. Për këtë është pikërisht ky website lyrikline.org, që e ndihmon t’i hyjë kësaj ideje. Ndërsa informacioni që ofrohet nga regjistrimi online i poetëve jo vetëm që përfshin shumë shtete dhe gjuhë, por e veçanta është tingëllimi, zëri i regjistruar.
Web-i përmban poezi bashkëkohore, por edhe autorë të traditës nga etërit e poezisë e deri në modernët e sotëm të poezisë. “Numri i komunitetit të përdoruesve ka rritur në 3 milionë anëtarë, ku mund të qëndrohet 10-20 minuta për të lexuar dhe dëgjuar poezitë në gjuhë dhe zë origjinalë”, - tha dr. Worlfahrt, duke shtuar se koha më e mirë për të hyrë dhe vizituar këtë website është mesdita dhe pasmesnata, si më e volitshmja për të dëgjuar autorë dhe lexuar poezitë në shumë gjuhë. Në këtë lidhje gjithashtu është përfshirë edhe festivali i poezisë që organizohet në Durrës, “Poeteka”. “Ky projekt i ri ka për qëllim afrimin e poezisë te lexuesi dhe për poetin shërben si kartëvizitë për organizimet e festivaleve dhe njëkohësisht për botuesit shërben si pikë referimi”. Dr. Tomas Worlfahrt është themeluesi dhe drejtori i Literaturwerkstatt, Berlin, duke e ushtruar këtë detyrë që prej vitit 1991. Ai ka qenë nismëtar dhe drejtues i projekteve të tilla si “Literature Express Europe 2000”, i sitit që përmendëm më lart, si dhe i festivalit të Poezisë në Berlin. Tomas Wolfhart është anëtar i shumë organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, kurator dhe këshilltar i një sërë programesh ndërkombëtare të letërsisë dhe arteve. Çmimi i Filmit Poetik “Zebra” është rezultat i një prej ideve të tij, që është gjithashtu kryetar i jurisë së këtij konkursi. Festivali i filmit poetik “Zebra” është një projekt bashkëpunimi ndërmjet Literaturwerkstatt Berlin dhe Interfilm Berlin, një festival që zhvillohet si pjesë integrale e festivalit të poezisë së Berlinit. Festivali “Zebra” është afirmuar tashmë si forumi më i madh i filmit ndërkombëtar të poezisë, ku prodhuesve të filmit nga mbarë bota, u ofrohet mundësia për të shkëmbyer ide, si dhe të realizojnë projekte artistike. Në edicionin e festivalit të poezisë “Poeteka”, që u organizua në Durrës, Thomas Wohlfahrt ka qenë i ftuar special pikërisht duke paraqitur në sesione të veçanta zhanrin e ri të këtij krijimi artistik-poetryfilm-si bashkëpunim i Festivalit “Zebra” me Festivalin “Poeteka”.