“Mbrohet” Kalaja e Tiranës, me rrugë për këmbësorë
Pas zbulimit të një pjese të rrënojave të Kalasë së Tiranës (gjatë fazave të punimeve për ndërtimin e Unazës së Vogël), të konsideruara me vlerë të çmuar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, Bashkia e Tiranës u detyrua të ndërrojë planet e saj për punimet në kryeqytet. Kështu, duke marrë parasysh zhvillimin dinamik të Tiranës, si nga pikëpamja urbane, ashtu dhe nga pikëpamja e trafikut, u hartuan projekte konkrete të ndërhyrjeve në të gjithë këtë zonë të rëndësishme të historisë së qytetit.
Projekti
Për këtë Bashkia e Tiranës prezantoi, me mbështetjen e Komisionit Evropian, projekt-idenë konceptuale për rivlerësimin e zonës rreth Kalasë së Tiranës, në kuadër të projektit: “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe i Integruar i Trashëgimisë Kulturore dhe Historike të Qendrës së Tiranës”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, argumentoi mes arkitektëve, studiuesve, urbanistëve e qytetarëve të kryeqytetit, arsyet që çuan Bashkinë e Tiranës, pas zbulimit të rrënojave të Kalasë së Tiranës në trupin e Unazës së Vogël, drejt një zgjidhjeje pedonale për rrugën “Murat Toptani”. Kjo rrugë, pas një rivlerësimi të plotë arkitektonik dhe urbanistik, do të ndërtohet në një mënyrë krejt të re. Zgjidhja e propozuar kërkoi njëkohësisht dhe një vlerësim serioz e profesional të trafikut në qendrën e Tiranës dhe rreth qendrës së Tiranës. Kësisoj, Unaza e Vogël e Tiranës ndërron gjurmë dhe do të shtrihet tek Ura e Re e rrugës “4 Dëshmorët”; do të kthehet tek Parku i Namazgjasë; do të shkojë drejt “Rrugës së Barrikadave” dhe pastaj do të kthehet aty për të lidhur pjesën e “Rrugës së Barrikadave” me rrugën prapa Muzeut Historik.
Arkitektët grekë
Arkitekti Nikos Fintikakis paraqiti një ide për rivlerësimin e plotë arkitektonik dhe urbanistik të këtij segmenti që pastaj do të kthehet në një projekt zbatimi, i cili me financimin e BE-së do të na japë mundësinë të kemi këtu një segment tërësisht të ri, të modernizuar, që do të jetë dhe një pasqyrë e një të shkuare të çmuar, në qendër të Tiranës.
Me projektin e ri do të krijohet mundësia që të shikohet se si do të bëhet shmangia e trafikut nga kjo rrugë dhe se si Unaza e Vogël e Tiranës nuk do të jetë më e mbyllur në këtë segment, por do të shtrihet tek Ura e Re e rrugës “4 Dëshmorët”, do të kthehet tek parku i Namazgjasë, do të shkojë drejt “Rrugës së Barrikadave” dhe pastaj do të kthehet aty ku presiM me padurim që qeveria të japë të shumë herë të premtuarin dhe të asnjëherë të ardhurin, fond të shpronësimit të domosdoshëm për të lidhur pjesën e “Rrugës së Barrikadave” me rrugën prapa Muzeut Historik.
“Në këtë mënyrë ne kemi përfundimisht një segment të ri këmbësorësh në Tiranë dhe një skenar të sigurt zhvillimi të lëvizjes, jashtë këtij segmenti”, - shpjegoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Studimi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, shprehu se projekti ishte vazhdimësi e një studimi për të kthyer rrugën “Murat Toptani” (rruga që kalon në krah të Kalasë), në zonë këmbësore si dhe rishikimi i të gjithë konceptit të lëvizjes për Unazën e Vogël dhe rrjedhimisht i të gjithë zonës së qendrës. Puna konsistoi në mbështetjen e programit të financimit nga BE-ja që mundësoi kontraktimin e ekspertëve ndërkombëtarë. Këta të fundit do të marrin përsipër zhvillimin e projektit të zbatimit si dhe investimet për projektin e ”Rivitalizimit dhe Vlerësimit të Vlerave të Trashëgimisë Kulturore” për të gjithë zonën rreth Kalasë.
Somario
1-Pas zbulimit të rrënojave të Kalasë së Tiranës në trupin e Unazës së Vogël, drejt një zgjidhjeje pedonale për rrugën “Murat Toptani”
2-Unaza e Vogël e Tiranës ndërron gjurmë dhe do të shtrihet tek Ura e Re e rrugës “4 Dëshmorët”; do të kthehet tek Parku i Namazgjasë; do të shkojë drejt “Rrugës së Barrikadave” dhe pastaj do të kthehet aty për të lidhur pjesën e “Rrugës së Barrikadave” me rr