Bajrami, kurorëzimi i një muaji sakrifice
Të rinj e të mëshuar u mblodhën prej agimit të ditës së djeshme në xhaminë e Ethem Beut në Tiranë për të festuar ditën më të rëndësishme të vitit për fenë islame. “Kjo është dita më e rëndësishme e vitit”, – thotë Myfiti, 65-vjeçar, që si çdo fundvit, sfidon moshën për të kryer detyrimin e tij shpirtëror. “Nuk mund të mos vij këtu dhe të falem”, – thotë me buzët e rrethuara nga një mjekër e hollë, që i mbulon fytyrën, teksa shkon për te shilteja e tij, në të djathtë të xhamisë. Sipas tij, çdo njeri duhet t’i falet Allahut në këtë ditë dhe ta falënderojë për çdo gjë që i ka dhënë. Disa me mjekër, të tjerë me fytyrë pa qime, ca me pantallona mbi kyçin e këmbës, e ca me xhinse, ishin rreshtuar në të tria anët e xhamisë qendrore të kryeqytetit, për t’u lutur në një nga festat më të rëndësishme të myslimanizmit. Veshjet e myslimanëve shqiptarë, që ndërthureshin me rrobat e huazuara nga Islami arab e turk dhe nga “modernizmi” i kostumeve “perëndimore”, sunduan në agimin e djeshëm të Tiranës.
“Allahu Ekber” – u dëgjua nga minareja e xhamisë pesëqindvjeçare dhe të gjithë të pranishmit filluan t’i faleshin Zotit, me ritualin e përhershëm dhe të pandryshuar islamik. Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtuan gjatë ditës së djeshme festën e Bajramit të Madh. Në qendër të kryeqytetit shqiptar, me qindra besimtarë kryen faljen e mëngjesit në xhaminë e Ethem Beut, me rastin e përfundimit të agjërimit. Kryetari i Komitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, me rastin e kremtimit të festës së Bajramit, u uroi të gjithë besimtarëve myslimanë më shumë mirësi, paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit në të mirë të shoqërisë dhe të kombit. Besimtarët shqiptarë ishin mbledhur në orët e para të mëngjesit në të gjitha xhamitë e Shqipërisë, të cilat më shumë se ditët e tjera të vitit, ishin mbushur nga besimtarë, të cilët uronin njëri-tjetrin për festën në fjalë të islamizmit. Në rrugën përpara xhamisë kryesore të kryeqytetit ishin shtruar qindra sixhade për namazin e besimtarëve, numri i të cilëve ishte mjaft i madh. Haxhi Selim Muça përgëzoi besimtarët që kryen me sukses detyrimin ndaj muajit të shenjtë të Ramazanit, që konsiderohet nga Komuniteti Mysliman si muaji i harresës, mirësisë dhe dashurisë. Ramazani është muaji i tetë sipas kalendarit islamik, gjatë së cilit besimtarët e fesë në fjalë janë të ftuar të agjërojnë, si një shenjë sakrifice për besimin e tyre. Sipas fesë islame, agjërimi është një mënyrë e afrimit të njeriut me Zotin, falë sakrificës së tij. Gjithashtu, ajo është një mënyrë për t`u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Festa e Bajramit të Madh ose Eid ul-Filtr do të thotë në arabisht Festivali i Thyerjes së Agjërimit. Kjo thyerje e agjërimit i fton myslimanët që gatë kësaj dite duhet të falen në mëngjes në xhami e të dhurojnë një shumë të hollash për qëllime bamirësie, siç quhet në gjuhën fetare, të bëjnë sevap. Në këtë mënyrë, ky rit u përmbush edhe në vendin tonë, ku besimtarët dhanë secili një shumë të hollash te më të varfrit. Ky rit e ka zanafillën e vet në vendet arabe, ku besimtarët e devotshëm dhurojnë një pjesë të pasurisë, për të ndihmuar të varfrit. Redaksia e gazetës “standard” uron të gjithë myslimanët në mbarë Shqipërinë: Gëzuar festën e Fitër Bajramit!
Festimet në të gjithë vendin
Shkodër
Besimtarët myslimanë të qytetit të Shkodrës iu drejtuan dje që në orët e para të mëngjesit xhamisë “Ebu Bekër”, për të nisur festimet e ditës së Bajramit të Madh. Ceremonia ka filluar në orën 06:40, kur është kryer falja e Sabahut, ndërkohë që pas saj, është bërë një dua nga imami i xhamisë. Pjesë e programit të ceremonisë në xhaminë "Ebu Bekër" ka qenë edhe kori i medresesë së djemve, të cilët kanë mbajtur një pjesë me recitime nga Kurani.
Fier
Besimtarët myslimanë në qytetin e Fierit festuan dje festën e Bajramit. Myftinia e Fierit organizoi me këtë rast në mjediset e xhamisë një koktej, ku morën pjesë drejtuesit e pushtetit vendor, të degëve të partive politike dhe besimtarë të shumtë. Në fjalën përshëndetëse, myftiu i Fierit uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën, ndërsa një urim të veçantë drejtoi për të gjithë ata besimtarë, të cilët gjatë muajit të Ramazanit, nëpërmjet agjërimit, plotësuan obligimin ndaj Zotit, duke pastruar dhe pasuruar shpirtin e tyre.
Korçë
Besimtarët myslimanë të qytetit të Korçës kanë kremtuar dje festën e tyre më të rëndësishme fetare të Bajramit të Madh, me një sërë ceremonish të kultit të tyre, të organizuara si në xhaminë e vjetër të qytetit, edhe në mjedise të tjera familjare dhe shoqërore. Dhjetëra e dhjetëra besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë në faljen e mëngjesit në xhaminë e vjetër “Iljaz bej Mirahori”, tashmë e rindërtuar për organizimin më të mirë të ceremonive fetare. Myftiu i Korçës drejtoi ceremoninë fetare të faljes së Bajramit të Madh në prani të besimtarëve në xhaminë e vjetër.
Kukës
Qindra besimtarë myslimanë kuksianë u falën në xhaminë e qytetit dje në orët e para të mëngjesit për Bajramin e Madh, që shënon dhe fundin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Duke i përshëndetur besimtarët, imami i qytetit tha se "kjo ditë i bashkon njerëzit, i bën ata ta duan e ta respektojnë njëri-tjetrin, ta ndihmojnë e ta duan të moshuarin, të vobektin e jetimin". Pas kryerjes së ritit të faljes, besimtarët e kanë uruar njeri-tjetrin për më shumë begati në të ardhmen, për më shumë dashuri e mirëkuptim.
Vlorë
Festimet për ditën e Bajramit të Madh në qytetin e Vlorës nisën dje që në orët e para të mëngjesit. Besimtarët myslimanë vlonjatë u mblodhën në xhaminë në qendër të qytetit, ku nisën festimin e kësaj dite me faljen. Ata i uruan njëri-tjetrit festën, duke u shprehur për paqe, dashuri e mirësi mes njerëzve. Për 30 ditë me radhë besimtarët respektuan ritet e kësaj feste, duke agjëruar. Besimtarët dhe drejtuesit e komunitetit mysliman morën urime nga përfaqësues të pushtetit vendor, partive politike e komunitete të tjera fetare.
Elbasan
Besimtarët myslimanë elbasanas kanë kryer dje faljen e ditës së Bajramit të Madh, pas një muaj agjërimi. Falja u krye në orët e para të mëngjesit në mjediset e pallatit të sportit "Tomorr Sinani". Myftiu i Elbasanit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë të rrethit të Elbasanit, por edhe të gjithë Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi për mbarësi dhe gëzime. "Qoftë një vit i mbarë, në paqe dhe mirësi për mbarë shqiptarët, kjo ditë e madhërueshme e Ramazanit", - tha myftiu Duka, duke iu drejtuar besimtarëve.
Gjirokastër
Qindra besimtarë myslimanë në qytetin e Gjirokastrës festuan dje në orët e para të mëngjesit festën e Bajramit të Madh. Myftiu i qytetit të Gjirokastrës tha para besimtarëve se "pas 30 ditë agjërimi dhe lutje për Allahun, tashmë besimtarët mund të fillojnë një jetë të re, pasi shpirti i tyre është pastruar nga mëkatet e përditshme". Myftiu i qytetit falënderoi besimtarët myslimanë që morën pjesë në agjërimin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit.